Home KRYESORE Ngjela: Basha të japë dorëheqjen nga kreu i PD

Ngjela: Basha të japë dorëheqjen nga kreu i PD

Nga Spartak Ngjela

Asnjë rrugë nuk të çon dot në prishjen e zgjedhjeve: as bojkotimi i procesit zgjedhor nga Partia Demokratike; as destabilizimi i rendit shoqëror në Shqipëri nga krerët e çadrës.

Shqipëria nuk mund ta ndryshojë rrugën e saj antiruse në Ballkanin Perëndimor. Pardje foli zv. kancelari gjerman Gabriel. Në, prima facie, ai tha se ishte kundër qëndrimit të opozitës. Kurse Çadra hesht. Por politika e lartë perëndimore e deklaroi që “gjithçka dhe çdo akt i opozitës është frikë kundrejt Reformës në Drejtësi”.

Në fakt kjo është e vërteta, e cila ka krijuar opinionin e politikës perëndimore.Të njëjtën gjë do të thotë edhe politika e lartë amerikane këto ditë, patjetër.

Po opozita çdo të bëjë? Në fakt opozita gjeti rrugën e gabuar të vetëlikuidimit të saj, dhe, pikerisht për këtë duhet te reformohet domosdoshmërisht

Tani nuk ka më asnjë shpresë mebkëtë rrugë, por jane shtresat e saj shoqërore që nuk duhet ta vuajnë mungesën e përfaqësimit. Politika amerikanë dhe europiano-perëndimore është e vendosur kundër korrupsionit.

Lidërshipi i ngushtë i Partisë Demokratike nuk ka më të ardhme politike në Shqipëri. Por jo Partia Demokratike.

Atëherë, cila është Rruga? Duhet të japin menjëherë dorëheqjen Basha dhe Berisha e sekretarët; dhe të zgjidhet menjëherë lidershipi i ri i papërlyer nga balta korruptive e pushtetit.

Kjo është e vetmja rrugë politike favorizuese. Por a ka kohë lidërshipi i ri për përgatitjen elektorale? Kjo duhet parë. Por në fakt, edhe nëse nuk a ka atë aftësia, sepse ka me vete forcën politike të entuziazmit të reformimit të PD që i jep mundësinë politikë të barazimit të situatës elektorale. Çdo rrugë tjetër është falimentim tërësor politik i Partisë Demokratike, sepse reforma shqiptare është ingredienti kryesor i gjeopolitikës amerikane dhe perëndimore në përgjithësi, në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Lidërshipi i PD-së me shenja korruptive, ose do te likuidohet ndërkombëtarisht me anë të Reformës në Drejtësi , ose me zhvillimin e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e PD, akt ky, që për politikën perëndimore në veprim, është i barazvlefshëm me Reformën në Drejtësi.

Spartak Ngjela

Share: