Home KRYESORE Pas shkarkimit të Shehit, Qeveria propozon ish-deputetin socialist për Kreun e AMF

Pas shkarkimit të Shehit, Qeveria propozon ish-deputetin socialist për Kreun e AMF

Ish-deputeti i PS, Ervin Koçi është propozuar në mbledhjen e sotme të qeverisë anëtar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të autoritetit, për periudhën e mbetur deri në mbarimin e mandatit të filluar nga Enkeleda Shehi, e cila u shkarkua pak ditë më parë nga Kuvendi.

Ervin Koçi dha dorëheqjen pak ditë më parë nga mandati si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për të detyrën e re që pritet të marrë. Kandidatura e Ervin Koçit pritet që të votohet në seancën plenare. Ne fakt, ky pozicion duhet te jete i depolitizuar dhe sa me larg politikes, por me sa duket ky parametar ligjor nuk i intereson askujt!

Share: