Deri të premten vendi do të vazhdojë të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të shiut dhe të dëborës si pasojë e ndryshimit të temperaturave. Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, nga e marta në mesditë e deri të mërkurën në mbrëmje pritet që në të gjithë vendin të ketë reshje me intensitet të lartë e jo në pak raste të shoqëruara edhe me breshër.
Po ashtu reshjet e dëborës deri në 20 cm janë të pritshme në zonat mbi 1000 metër në nivelin e detit. Reshjet e para të dëborës janë regjistruar këtë të martë edhe në fshatin Stëblevë në Librazhd ashtu sikundër mund ta shihni edhe në pamje ndërsa duket se ato do të vazhdojnë deri të enjten jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.
Nga dita e premte pritet një përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave. Ndryshimet e përvitshme të motit gjatë muajit prill njihen edhe si Plakat e Prillit dhe sjellin 3-7 ditë luhatje të ndjeshme të temperaturave,/ora news