Home KRYESORE Po tek ne cfare ndodh ? Nje injorance qesharake politike!

Po tek ne cfare ndodh ? Nje injorance qesharake politike!

Nga Zef Bushati

Per ata qe nuk e kuptojne. Spektri i politikes eshte klasik per te gjitha shtetet. E djathta ekstreme, e djathta, qendra e djathte, qendra, qendra e majte, e majte, ekstremi i majte. Ne pozicionin e ekstremit te djathte qendrojne parti fashiste, ne ekstremin e majte komunistet.

Pozicionin e nje partie ne spektrin politik e percakton programi i partise. Ne te gjithe Europen “lufta” politike zhvillohet midis te majteve dhe te djathteve per argumentet dhe pozicionet e ndryshme programore. Te majtet nuk bejne koalicion me te djathtet se kane programe te ndryshme per zhvillimin e shoqerise.

Koalicionet behen vetem ne ato raste kur e kerkojne interesat madhore te ceshtjes kombetare. Ky koalicion quhet ” kompromis historik ” Kompromise te tilla kane ndodhur. Ne Itali demokristianet arriten kompromis me komunistet,etj. Edhe sot ne Gjermani per here te pare mbas 70 vitesh po qeveris koalicioni midis Kristian Demokrateve dhe Social Demokrateve.

Po tek ne cfare ndodh ? Nje injorance qesharake politike. Nuk ka beteje politike programore midis te djathteve me te majtet, por ka beteje per pushtet per te siguruar perfitime personale, per te vjedhur pasurine shteterore, per te grabitur buxhetin e taksapaguesve shqiptare, per te shfytezuar postin per prostitucion e imoralitet, per te bere punet me te pista qe ka shoqeria njerezore.

Zgjedhjet. Ne te gjithe boten vendosen balle per balle ne nje fushate zgjedhore dy blloqe, te majtet dhe te djathtet. Tek ne blloku i djathte PD dhe aleatet e djathte jane ngujuar ne nje cader dhe nuk duan te marrin pjese ne zgjedhje. Blloku i majte eshte jashte cadres neper zyrat e pushtetit. A mund te kete zgjedhje ? PS e majte, LSI e majte, Libra e majte, Sfida e majte, dhe nje tufe parti te vogla te majta. Ka dhe ndonje parti te qendres ku ben pjese ADK.

Por keto parti nuk mund te bejne opoziten. Opozite per cfare ? Opozite programore brenda te njejtit spekter politik ? Qesharake. Nuk ka, nuk ndodh eshte injorance. Brenda spektrit ka konkurence, por jo opozite. Si do zgjidhet ? Po he pra si do zgjidhet, a ka ndonje qe di te na e tregoje ?

Share: