Home KRYESORE Rama konfirmon: Në zgjedhje dhe pa PD

Rama konfirmon: Në zgjedhje dhe pa PD

Ditën kur skadon afati i regjistrimit të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot, e hënë 10 prill, kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e Report TV, te emisioni “5 pyetjet nga Babaramo” në orën 21:00 dha pergjigje per shume pikepyetje.

Babaramo: Do shmanget përplasja e trenave?

Rama: Nuk shoh gjë të tillë. Është e drejta e popullit të na tregojë se kush do na qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Unë nuk shoh asnjë krizë që PD sheh dhe kërkon të na i faturojë të gjithëve

Por LSI e PDIU kanë thënë se zgjedhjet nuk bëhen pa opozitën. Po nëse shkoni në zgjedhje ju dhe Blushi që ju vijnë si një bekim
Nuk shoh asnjë bekim sepse PS është në të drejtën e saj për t’u paraqitur para zgjedhësve sesa shume ka për të bërë, sa duhet të bëjë. Jemi në një proces historik reformash. Reforma në Drejtësi është jetike, jemi në një udhëkryq ku paraqitet e ardhmja e Shqipërisë si një mundësi reale apo në një afat të pacaktuar. Lërë se cfarë thonë, zgjedhjet do të bëhen, kush do të paraqitet le të paraqitet, kush nuk do, mos të paraqitet

Por do futeni pa opozitë?

Rama :Vendi nuk do të mbetet kurrë pa opozitë

Po zëvëndësoni vendin me një opozitë tjetër, kjo i bie të jetë opozitë e telekomanduar…

Për fat të keq, përvec PD e disa satelitëve të saj, unë nuk shoh rrugë tjetër vetëm dialogun, jam i gatshëm për një dialog pa kushte, duke shpresuar se në tryezë do të gjendet filli i arsyes, jemi të gatshëm të pranojmë cdo gjë, që përmirëson, kuadrin ligjor të zgjedhjeve dhe cdo mekanizëm që mund të përbëjë një garanci më shumë për opozitën, por nuk jemi të gatshëm ta kthejmë Shqipërinë mbrapa dhe në fund të fundit shteti që ne duam të ndërtojmë është një shtet që bazohet në Kushtetutë, në respektin për qytetarin, ndaj Kushtetutës sesa të thuash; o kështu o rashë vdiqa nuk ka.

Share: