Home KRYESORE Rama lëshon Vettingun?!

Rama lëshon Vettingun?!

Ndërsa opozita vijon protestën e saj në çadër dhe duket e vendosur për të mos hyrë në zgjedhje, kryeministri Rama është shprehur sërish kundër qeverisë teknike, por ka ofruar diçka tjetër ne fakt me peshe te madhe politike.

Rama ka thënë se nëse palët bien dakord, plotësimi i komisioneve të vettingut të votohet edhe pas zgjedhjeve dhe kjo edhe me miratimin e ndërkombëtarëve!

“Nëse do të gjejmë edhe me ta një rrugë arsyeje, që gjëja e parë që të votohet në seancën e parë të parlamentit të ardhshëm do jetë Vetting-u, atëherë gjithçka është e hapur”, citohet te jete shprehur Edi Rama.

Në dy seancat e kaluara Kuvendi ka votuar vetëm anëtarët e mazhorancës në komisionet e vettingut njeri nga elementet me krucial te betejes politike. Që këto të fundit të funksionojnë, duhen votuar edhe anëtarët e opozitës qe me sa duket kete e kuptoi me ne fund edhe kryeministri.

Nderkohe tashme Opozita, perpara ardhjes ne Tirane te negociuesit te PPE, ka radikalizuar qendrimin duke filluar nga dita e hene me bllokimin e rrugeve dhe protesta te intesifikuara.

Share: