Kryeministri Edi Rama ka shkruar në Twitter në lidhje me seancën parlamentare që pritet të mbahet sot pasdite.
“Sot në Kuvend nis rruga e Vetingut! Mund ta bllokojnë përkohësisht po s’do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë”, shkruan Rama.
Me këtë status, duket se Rama kërkon të hedhë poshtë zërat që flasin për një tërheqje të LSI nga qeveria diten e sotme ndersa do votojne vettingun.