Një qendër e përbashkët ushtarake e përbërë nga forcat e Rusisë, Iranit dhe forcave të tjera që mbështesin presidentin sirian Bashar Al Assad, kanë kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas bombardimit që i bëri bazës ajrore në Siri.
Përmes një njoftimi për shtyp, Rusia dhe Irani thonë se SHBA tejkaloi “vijat e kuqe” me sulmin ndaj Sirisë dhe nëse një gjë e tillë ndodh përsëri, do të përgjigjen në të njëjtën mënyrë ndaj Amerikës. “Veprimi i Amerikës në Siri është tejkalim i vijave të kuqe.
Nga sot e tutje, ne do të përgjigjemi me forxë ndaj çdo agresori apo kujtdo që shkel këto vija të kuqe dhe Amerika e di aftësinë tonë për të reaguar”, thuhet në këtë deklaratë.
Tre ditë më parë, Presidenti Trump urdhëroi sulmin ndaj bazës ajrore në Siri të Presidentit Assad, si kundërpërgjigje për sulmin kimik që forcat qeveritare siriane bënë ndaj popullsisë civile.
SHBA lëshoi 59 raketa Tomahawk nga luftanijet që ndodhet në Mesdhe. Presidenti i Sirisë Bashar Al Assad dhe regjimi i tij mbështet nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin.