Home KRYESORE Situata në koalicion, LSI dhe PDIU lënë vetëm PS-në në Kuvend

Situata në koalicion, LSI dhe PDIU lënë vetëm PS-në në Kuvend

U bënë disa seanca që ministrat e LSI-së nuk marrin pjesë në punimet e parlamentit, por sot seancën e kanë bojkotuar edhe deputetët e kësaj partie.

Seanca e së enjtes ka nisur në orën 11:45 dhe asnjë deputet, ministër dhe madje as kreu i Kuvendit, Ilir Meta nuk ndodhen në sallë.

Veç socialistëve, edhe ata jo të gjithë, në punimet plenare, nga opozita marrin pjesë vetëm dy deputetët e LIBRA-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi si edhe deputeti i përjashtuar nga PD, Mhill Fufi.

Në sallës është vënë re edhe mungesa e Shpëtim Idrizit dhe deputetëve të PDIU-së, aleati tjetër në qeverisje i kryeministrit Edi Rama.

Nuk dihet nëse përfaqësuesit e LSI-së dhe PDIU-së kanë pasur një axhendë më të rëndësishme se seanca plenare ose nëse kjo braktisje ka lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe kërkesën për qeveri besimi dhe dialog mes palëve. Ndërkohë që edhe sot PD e zhvilloi seancën e saj në çadër, kur për 12 ditë bëhen 2 muaj nga ngritja e saj para Kryeministrisë./lapsi.al

Share: