Home KRYESORE Socialistët sulmojnë ministrin e LSI, Sokol Dervishi

Socialistët sulmojnë ministrin e LSI, Sokol Dervishi

Socialistët sulmojnë ministrin e Transporteve të LSI, Sokol Dervishi, për shtesën e kontratës për përfundimin e punimeve në autostradën Tiranë-Elbasan.

Pandeli Majko kërkoi shpjegime se pse nevojiten 35 milionë dollarë për ndërtimin e 4 km rrugë.

“Duam shpjegime të qarta, kush mban përgjegjësi për këtë shtesë kontrate që shkon mbi 20% të vlerës së rrugës. Ç’ështje kjo vlerë 35 milion dollarë për 4 kilometra rruge?! Duam sqarime me zë dhe figurë”, u shpreh deputeti socialist.

Ndërkohë, specialisti i Ministrisë së Transporte deklaroi se ka pasur 5 rrëshqitje në rrugën e Ibës dhe skarpatat që do të ndërtohen, do jenë deri në 700 metra.

“5 milion dollarë duhen vetëm për segmentin e parë të kësaj rruge”, tha ministri./lapsi.al

Share: