Avokati Spartak Ngjela me anë të një statusi në “Facebook”, ka shkruar sërish lidhur me situatën politike. Edhe këtë herë ai nuk ka nguruar që të sulmojë ish-kryeministrin Sali Berisha.
Statusi i plotë.
Tani në Shqipëri ka përfunduar gjithçka: koha korruptive dhe abuzuese fillon të bëjë dorëzimet. Sepse nuk kishte si të mbyllej ndryshe një luftë e cila ka qenë një politikë e korruptuar primitive. Kjo politikë në fakt është drejtuar nga një verb infantil që e nisi urrejtjen kundër dijes në Shqipëriqë që në vitin 1992: me mallkim ndaj intelektualizmit dhe drejtësisë.
Por kjo lloj politike nuk mund ta mundte dot politikën e kualifikuar amerikane, e cila gjithmonë ka qenë politikë force në funksion të interesit të saj. Humbën me gjithsejt të gjithë të korruptuarit: të martën këta tregojnë se u lodhën kot në një çadër dhe duke u dalldisur poshtë e përpjete nepër Perëndim që të shpëtonin korrupsionin shqiptar, veten dhe gjënë e vjedhur prej tyre.
Fundi i tyre erdhi i përqëndruar në një çadër vulgare, e cila në fakt do të hyjë në historinë e Shqipërise me simbolikën e një “kështjelle prej letre”, si bastioni i fundit ku u mbodh për të fituar luftën me Amerikën korrupsioni dhe banditizmi shqiptar. Kot lodhet Sali ziu me legjendën e Sorosit dhe me Tump-in që “pret t’i vijë në çadër”. Rropatje e kotë. Kurrë nuk mund të mbështetet interesi amerikan në Shqipërinë e ekstremit oriental, e cila simbolizohet sot me fluksin Sali.
1. Shqiptarët duhet ta mbajnë si një lavd historik vlerësimin e veçantë kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shërbimin e madh që ajë iu bëri në një luftë tre vjeçare, 2014-2017, dukë shkallmuar të keqën e tretë të madhe të shqiptarëve: pas pushtimit osman dhe komunizmit. Ashtu sikundër që ishin organizuar strukturat politike në Shqipëri, për shqiptarët thuajse ishte absolutisht e pamundur që të vendosnin vetë moralitetin në shtetin shqiptar. Një shoqëri e re e ndërtuar e gjitha krjet jashtë virtutit dhe personalitetit, siç ishte shoqëria shqiptare postokuniste, do ta kishte shumë të vështirë që të ngrinte shtetin e së drejtës, nësë reformat antipuniste në Shqipëri nuk do të drejtoheshin nga njerëz me principin etik të drejtësisë, të respektit ndaj popullit të vet dhe të ndërgjegjes së lartë kombëtare.
Kjo rezultoi e pamundur, dhe prandaj Shqipëria e viteve 1992- 2017, e drejtuar nga egërsia antikombëtare, e paditur dhe e lodhur nga varfëria e gjatë familiare që kish kaluar, hyri sërish në periudhën gatianarkike të viteve 1912-1920: me një jetë shoqërore të drejtuar nga krimi dhe me mungesë tërësore të drejtësisë. Mungesa e personalitetit intelektual dhe personalitetit që vjen nga virtyti për burrin e shtetit, izolimi i botës akadanike dhe thirrja në administratën e lartë e injorancës, e ktheu gjendjen në një zhvillim spontan.
Shqiptarët në vitet 90′ hynë në një rrugë të errët që e solli mbijetesën shoqërore dhe ngritjen e mirëqënies individuale me anë të “shfrytëzimit” të botës perëndimore duke shitur punë masive atje dhe duke fituar nëpermjet trafiqeve të paligjshëm. Shqiptarët filluan sërish të mbijetojnë me “piraterinë” moderne tani, dhe këtë herë, njëlloj si iliret përballë Perandorisë Romake dy mijë vjet më parë.
Shteti shqiptar jetonte me ndihmën financiare të Perëndimit dhe remitancat e emigracionit që hap pas hapi arriti në një milionë e gjysëm shqiptarë që punojnë sot në të gjitha vendet perëndimire, edhe në Kanada, edhe në Amerikë Kjo ishte pak a shumë gjendja kur amerikanët dhe gjermanët filluan rrugën drastike për Reformën shqiptare në drejtësi. Por me këtë Reformë, e cila bëhet për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Europian, sigurisht që bashkë me “piraterine moderne” merr fund edhe vjedhja e madhe korruptive që u kanë bërë shqiptarëve një tufë e madhe injorante dhe grabitëse njëherësh. Kjo është arsyeja e gjendjes së trishtimit patologjik që ka kapluar Sali Berishën e gjithë një varg të gjatë individësh të korruptuar, të cilët, duke mos ditur të bënin asgje, morrën gjithçka e kudo në një Shqipëri me jetë shoqërore të paorganizuar.
2. Sot, në funksion të Shqipërisë, intetesi amerikan është njësuar me interesin shqiptar. Shqipëria ka njerëzit dhe territorin, kurse Amerika ka paratë dhe mëndjen, intelektin e lartë merkanil, dhe kapacitetin e lartë për strukturat e tregut dhe shtetit modern, që bashkë me interesin gjerman e shohin Shqipërinë si qëndrën e tregun e përbashkët të Ballkanit Perëndimor. Është gjitjashtu fakt tani, se, në këtë zonë dhe prapë nepërmjet pozicionit shqiptar dhe botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, konkuron edhe interesi gjerman si interes i njësuar me Bashkimin Europian. Bashkimi Europian dhe Amerika e duan Shqipërinë partnere kryesore bashkë me të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Janë këto përkime historike të cilat në fakt janë triumf i madh i gjuhes shqipe që mundi të mbajë gjallë shqiptarët në Ballkan me gjithë një luftë të pandërprerë genocidiale antishqiptare në Ballkan. Tani që identiteti shqiptar që vjen nga lashtësia, do të jetë risia e historisë dhe zhvillimit moderno-perëndimor të Ballkanit Perëndimor.
3. Po ta shohësh me vëmendje historinë e Shqipërisë, sikurse e kam shprehur, këto intetesa do të përkonin të konverguara në një kohë, dhe ja ku ka ardhur koha: njëlloj sikuse u puq interesi shqiptar me interesin austrohungarez në fillim të Shekullit të XX-ë. Kjo është aleanca shqiptaro-amerikane dhe, tani, kur kjo aleancë është jetike për politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor, një grup të korruoptuarish, gjyqtarë dhe politikanë të lartë, menduan se hallemadhi Sali do t’i shpëtonte me forcën e imagjinatës mbrojtëse pa sens të tij. Berisha u kuptua që në fillim se politikisht ishte jashtë kohës dhe hapësirës.
Ky e ka bllokuar politikën amerikane që në kohën kur ajo merrej intensivisht për të krijuar shpërbërjen e Jugosllavisë, por në këto vitet e fundit, sigurisht që ai ka qenë i ngulur fort në idenë se me bllokimin e politikës amerikane ne Shqipëri, do ta shtynte intncionin amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe për disa vjet. Ndonëse e bllokoi për dy vjet e gjysmë Reformën në Drejtësi, përfundimisht tani ka falimentuar. Po, cilat janë disavantazhet e tij në këtë kohë? Nuk ka asgjë në avantazh sepse ka humbur çdo procedurë. Vetingu do të fillojë aplikimin e tij ligjor që nesër dhe i drejtuar nga ndërkombëtarët. Koha e ligë abuzuese në Shqipëri, që nesër fillon të bëjë dorëzimet.