Home KRYESORE Surprizë e veçantë për Ema Andrean nga vëllai dhe motra

Surprizë e veçantë për Ema Andrean nga vëllai dhe motra

Rudina Magjistari ia doli sot të na sjellë një anë të panjohur të jetës së Ema Andreas dhe atë pjesë, ku siç tha aktorja, ajo nuk është dot “trime”.

Pasi foli për shfaqjen e fundit Equus ku luante rolin e Dorës dhe projektet artistike në të cilat është angazhuar së fundmi, përfshirë edhe takimin me teleshikuesit në “Turni i tretë” në ekranin e TVSH-së, për Emën erdhën dy surpriza që e emocionuan paq.

Fillimisht ishte mesazhi i Eneas, vëllait të saj binjak, i cili tregoi që “gjysma e tij” kishte atë vendosmëri që atij i mungonte e të cilën ia admironte, por ai vetë, siç konfirmoi më pas dhe Ema, kishte më shumë talent edhe pse nuk kishte investuar në këtë fushë.

“Pa një vëlla si Enea nuk do të isha kjo që jam sot. Kur kam pasur gjithë botën kundër, i vetmi që më ka qëndruar pranë ka qenë Enea”, ka thënë ajo duke shtuar që Buçi, siç e ka thirrur gjithmonë, siç ka trupin të madh, ka dhe zemrën.

Surpriza e radhës ishte zbulimi i motrës së madhe, vajzës më të bukur të familjes siç tha Ema, e cila është një businesswoman e njohur në Shqipëri, Antonela Hako, drejtuese e firmës Hako.

Ajo tha në mesazhin e saj që Ema ka qenë gjithmonë një vajzë që ka ëndërruar dhe i ka arritur vetë gjërat duke ndjekur ëndrrat e saj, që është “një femër e fortë dhe e butë, e fortë kur shkruan dhe interpreton dhe e butë kur dashuron”.

Dhe këshilla si e vëllait dhe e motrës ishte të mos ndryshonte.

Ema Andrea ka folur edhe për marrëdhënien me Sarën e cila aktualisht studion Art dhe Dizajn .

“Sara e ka të  pamundur të ketë një profesion që nuk ka kreativitet”, ka thënë Ema. Si për Emën është e pamundur të jetojë një jetë pa  ëndërr.

“Shpesh më bëjnë pyetjen ‘Për çfarë je penduar’. I vetmi peng i imi është që nuk arrita kurrë të bëja para mjaftueshëm për të shkolluar jashtë Sarën. Do ta quaja dështim,” ka treguar artistja në bisedën me Rudina Magjistarin, e cila insistoi se Ema ka bërë një punë shumë të mirë në rritjen e së bijës. /Class/

Share: