Home KRYESORE Tom Doshi sherr me Ramën, për zgjedhjen e Metës President?

Tom Doshi sherr me Ramën, për zgjedhjen e Metës President?

Sipas disa burimesh, deputeti Tom Doshi ka patur një shkëmbim të fortë fjalësh me Ramën, kur u informua për vendimin politik të PS, për të votuar Ilir Metën, si President të Republikës.

Është e njohur “armiqësia” e Doshit me Metën dhe është e njohur se para dy vitesh ai ka qenë akuzuesi më i madh i Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për një “komplllot” që synonte likuidimin fizik të tij.

Asokohe u fol se këto akuza, të cilat u vërtetuan si të paprovueshme dhe të pathemelta, kishin dakortësinë e fshehtë të kryeministrit.

Doshi, është një politikan dhe sipërmarrës, që ka qenë një mbështetës i vendosur i Ramës, edhe në rrethanat më të vështira të kryeministrit të sotëm.

Një natë përpara votimit të Metës për President, sipas disa burimesh, Rama dhe Doshi kanë patur një takim, që ka përfunduar në “sherr” verbal ndërmjet të dyve. /360grade.al/

Share: