Home KRYESORE Tronditese: 63-vjeçari shkon tek varri i së bijës dhe pret damarët!

Tronditese: 63-vjeçari shkon tek varri i së bijës dhe pret damarët!

Vdekja në moshë të re e së bijës ka bërë që një 63-vjeçar të tentojë t’i japë fund jetës së tij duke prerë damarët. Mësohet se 63 vjeçari nga Tirana ka shkuar tek varri i së bijës në Tufinë dhe aty ka prerë damarët e dorës.

Sipas dëshmitarëve, ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit. Kalimtarë të rastit e kanë gjetur të mbuluar me gjak dhe menjëherë është trasportuar drejt spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Doja që të bashkohesha me vajzën dhe prindërit sepse jeta ime nuk ka asnjë kuptim pa ata”, mësohet të ketë thënë përpara policisë në spital 63-vjeçari./lapsi.al

Share: