Home KRYESORE Ultimatum gruas së Assad: Ndalo mbrojtjen e regjimit barbar, ose…

Ultimatum gruas së Assad: Ndalo mbrojtjen e regjimit barbar, ose…

Ligjvënësit në Britani janë duke i bërë thirrje qeverisë që të revokojë shtetësinë për gruan e presidentit sirian Bashar al-Assad, në përgjigje për mbështetjen e saj për qeverinë e bashkëshortit të saj gjatë gjashtë vitesh luftë civile.

Tom Brake, një pjesëtar liberal demokrat i Parlamentit britanik, më 16 prill ka akuzuar Asma al-Assad, se ka përdorur profilin e saj ndërkombëtar për të mbrojtur një “regjim barbar”.

Asma al-Assad është ish-investitore bankare, e cila u martua me Assadin më 2000. Ajo ka lindur në Londër nga prindërit sirianë.

“Sekretari i Jashtëm, Boris Johnson, u ka bërë thirrje shteteve të tjera të bëjnë më shumë për Sirinë, por qeveria britanike mund t’i thotë Asma al-Assadit – ose ndalo së përdruri pozicionin tënd për të mbrojtur aktet barbare ose do të të hiqet shtetësia”, ka thënë Brake.

“Nëse Asma vazhdon të mbrojë aksionet vrastare të regjimit të Assadit, do të duhet që qeveria britanike t’ia marrë shtetësinë ose të protestojë për veprimet e saj”, ka shtuar ai.

Edhe ligjvënësi Nadhim Zahawi, nga Partia Konservatore ka bërë një kërkesë të ngjashme.

Asma al-Assadi, 41-vjeçare, përdor rrjetet sociale për të sulmuar kritikët e qeverisë së burrit të saj.

Share: