Home KRYESORE Washington Post: BE thirrje opozitës të kthehet në parlament

Washington Post: BE thirrje opozitës të kthehet në parlament

“Washington Post” i ka kushtuar një artikull thirrjes së djeshme të zyrtarëve të alrtë të BE-së, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn për opozitën shqiptare që të kthehet në parlament.

“Bashkimi Evropian i bëri thirrje opozitës në Shqipëri t’i japë fund bojkotit të parlamentit dhe të marrin pjesë në nisjen e reformave të drejtësisë, të cilat konsiderohen kyç për përpjekjet e integrimit të vendit në BE. Shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini dhe komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn lëshuan një deklaratë të përbashkët duke i thënë Shqipërinë të fillojë zbatimin e reformës në drejtësi pasi është “një hap i rëndësishëm për vendin për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.”- shkruhej në Washington Post në artikullin e ditës së djeshme.

Ata thanë se debati politik duhet të bëhet “brenda parlamentit, sipas praktikave demokratike”, transmeton gazeta express.

Reforma në drejtësi e miratuar vitin e kaluar po pengohet nga bojkoti i opozitës.

Lulzim Basha të mërkurën akuzoi “diplomatë të lartë në Tiranë”, pa përmendur emra, se po mbështetin përpjekjet e Kryeministrit Edi Rama për të vënë sistemin e drejtësisë nën kontrollin e partisë në pushtet.

Që nga mesi i shkurtit, mbështetësit e opozitës kanë bllokuar bulevardin kryesor në Tiranë, me një çadër përpara zyrës së Ramës, duke thënë se do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit për shkak se ata pretendojnë se qeveria do të manipulojnë votën nëpërmjet krimit dhe parave të drogës.

washington post opozites

Share: