Ilir Meta u zgjodh sot Presidenti i 7-të i Republikës së Shqipërisë
Karriera poltike e z. Meta eshte mjaft e pasur dhe e gjatë.
Ilir Meta lindi më 24 mars të vitit 1969 në Skrapar, Shqipëri, është politikan shqiptar, ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe aktualisht Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shkurt LSI.
U diplomua për Ekonomi Politike në Fakultetin Ekonomik te Universitetit të Tiranës, Ilir Meta ka përfunduar Studimet Pasuniversitare në të njëjtën fushë. Meta është që prej 15 viteve deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Ai konsiderohet nga media dhe publiku si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë ne Politikën Shqiptare.
Ilir Meta ka një aktivitet intensiv politik, duke filluar nga viti 1990, si pjesëmarres aktiv në lëvizjen studentore që përmbysi regjimin komunist. Nga viti 1992 në vazhdim, Ilir Meta është zgjedhur pa ndërpreje deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë, në të cilin ka qënë anëtar i disa komisioneve dhe gjatë periudhës 1996-1997 ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme.
Ilir Meta është njeri ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESH), duke dhënë kontributin e tij për anetarësimin e Forumit në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Gjatë viteve të anetarësisë së tij në FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste te larta drejtuese si, Nenkryetar (1992-1995) dhe Kryetar (1995-2001).
Aktiviteti politik i Ilir Metës në strukturat e Partisë Socialiste është i ngjeshur.
Ai ka qënë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i Qershorit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së Partisë nga viti 1993, deri në periudhën kur dha dorëheqjen nga kryesia e PS-se (Korrik 2003), pas problemeve që ngriti pranë strukturave drejtuese të PS-së mbi mungesën e transparencës në drejtimin e Qeverisë dhe Partisë prej Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Fatos Nano.
Gjatë periudhës 1997-1998, Ilir Meta ka qënë Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës.
Në periudhën 1993 -1996, Ilir Meta ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste dhe nga 1994 – 1996 edhe atë te Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombeëtare, periudhë gjatë së cilës u vendosën marrëdhënie me shumë parti socialiste dhe socialdemokrate të Evropës, si dhe Partinë Socialiste Evropiane dhe Internacionalen Socialiste.
Përveç aktivitetit politik, Ilir Meta ka dhënë leksione në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si dhe në disa akademi dhe universitete në Evrope dhe SHBA, si Akademia Evropiane e Berlinit apo Universiteti i Harvardit.
Aktiviteti politik i Ilir Metes përfshin edhe një periudhë të suksesshme të drejtimit në Qeveri, ku ka shërbyer si Kryeministër i vendit gjatë periudhës Nëntor 1999 – Shtator 2001 dhe pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të verës së vitit 2001 u rimandatua si Kryeministër, Shator 2001 – Shkurt 2002. Gjatë kësaj periudhe u shënuan arritjet më të mira të qeverisjes së vendit për periudhën e tranzicionit, stabilizimi i parametrave makro-ekonomik, permiresimi i ndjeshem i rrjetit rrugor, privatizimi i suksesshem i disa prej sektorëve strategjik të ekonomisë, vendosja dhe funksionimi i ligjit në të gjithë terrorin e vendit, etj.
Në Shkurt 2002, për të shmangur krizën brenda maxhorancës politike dhe qeverisëse dha dorëheqjen nga detyra.
Gjithashtu, Ilir Meta ka shërbyer edhe si Zv.kryeminister dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhës Korrik 2002 – Korrik 2003, Zv.kryeministër dhe Ministër i Integrimit gjatë periudhës Tetor 1998 – Tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti për Integrimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme Mars – Tetor 1998.
Ne vitet 2003-2004, Ilir Meta ka qene anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, i drejtuar nga ish Kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, komision i cili pergatiti Raportin per te Ardhmen e Rajonit te Ballkanit, dhe shtroi rrugen per pavaresimin e Kosoves.
Ilir Meta, pas përpjekjeve brenda strukturave drejtuese të PS-së, për ndryshimin e funksionimit dhe demokracisë së brendshme në këtë force politike, më 6 shtator 2004, së bashku me 500 personalitete të tjerë dhe intelektualë të të gjitha fushave, themeluan një forcë të re politike në Shqipëri, Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ilir Meta u zgjodh në krye të LSI në prill të vitit 2005, duke zbatuar për herë të parë parimin “Një anëtar, një vote”. Z. Meta është rikonfirmuar në krye të LSI, në zgjedhjet e tetorit 2012 dhe se fundmi ne 6 nentor 2016.
Ne periudhen shtator 2009-shtator 2010, Ilir Meta ka sherbyer si Zv. Kryeminister dhe Minister i Puneve te Jashtme, e me pas si Zv. Kryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë periudhës shtator 2010-janar 2011.
Në vitin 2013 Meta u zgjodh Kryetar i Parlamentit pas fitores së koalicionit PS-LSI në zgjedhje.
Sot në 28 prill 2017. Ilir Meta u zgjodh Presidenti i 7-të Republikës së Shqipërisë.