Bashkëkryesuesi i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt deklaron se Shqipëria është në prag të një kolapsi politik.
Duke i bashkëangjitur postimit të tij një shkrim të Tirana Echo për që flet për dështimin e negociatave të ndërkombëtarëve një ditë më parë, ish Ministri i Jashtëm suedez, komenton në rrjetet sociale:
“Tanimë edhe në Shqipëri situata politike është në prag kolapsi. Maqedoni është keq mjaftueshëm”
Në artikullin e postuar nga Bildt vihej theksi tek deklaratat e sotme të Bashës, se pas dështimit të negociatave aksioni politik opozitar do të intensifikohet në të gjithë.