Imami dhe Topalli shkuan në kërkesa maksimale kundrejt Bashës, duke kërkuar shkarkimin e tij.
Kjo s’ka ndodhur asnjëherë në PD. Por ja ndodhi. Gazetari Çim Peka e sulmoi rëndë edhe ai, Lulëzim Bashën, duke kërkuar nga Berisha, që të japë edhe ai, dorëheqjen nga listat e PD.
Disa dorëheqje të tjera edhe ndodhën, por pa ndonjë jehonë të madhe. Kritikat mbi listat e PD, janë të mëdha, por dukshëm Basha, ka mbështetur gjithçka mbi karizmën e tij personale.
Në këtë situatë konfliktuale para-zgjedhore, që nuk i intereson fare, një partie në prag të ballafaqimit elektoral, Berisha ka zgjedhur të heshtë.
Në këtë rast heshtja e Berishës është një mbështetje për Bashën. Dhe pra Berisha ka zgjedhur të mbështesë Bashën, por mund ta bënte këtë në mënyrë më të qartë. Sepse zgjedhjet e kërkojnë këtë. /360grade.al/