Policia ka vënë në pranga një 53-vjeçar nga Vlora pasi akuzohet për dhunë fizike në familje.
53-vjeçari në Zvërnec të Vlorës ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, nuses së vëllait.
Policia deklaron se i arrestuari Harilla Balli, ka rrahur bashkëshorten e vëllait të tij, shtetasen Dh.B., 56 vjeçe, e cila për pasojë të dëmtimeve të marra ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”