Home KRYESORE Aleanca Popullore e Dojakës në paradoksin e marrëveshjes Basha – Rama

Aleanca Popullore e Dojakës në paradoksin e marrëveshjes Basha – Rama

Ka gallatë me këtë marrëveshjen e fundit Basha – Rama! E ndërtuar me stil rokoko, ajo ka prodhuar paradokse, si rasti me Aleancën Popullore.

Aleanca Popullore edhe pas marrëveshjes, nuk hyn dot në zgjedhje sepse e pengon…marrëveshja. Në tekstin e saj përcaktohet afati i ri për regjistrimin e partive të opozitës. Është e shkruar tekstualisht: partive të opozitës. Po Aleanca Popullore e Artur Dojakës nuk është parti e opozitës.

Në zgjedhjet e vitit 2013 AP hyri në zgjedhje me PS në koalicionin Aleanca Për Shqipërinë Europiane dhe, edhe pse nuk ka pranuar poste në qeverisje e administratë, ka vazhduar e vazhdon të jetë në koalicionin qeverisës ne cilin ne ate kohe kish dale garant drejtuesi i Levizjes Socialiste per Integrim.

Në krizën e fundit Aleanca Popullore mbajti qëndrimin politik për të mos hyrë në zgjedhje pa opozitën. Por pikërisht ky qëndrim parimor… e përjashton nga zgjedhjet AP, tani që opozita po hyn në zgjedhje, përmes atij përcaktimi në marrëveshje për caktimin e afatit të regjistrimit të partive …opozitare.

Këta që “bëjnë shtet”, nëse do ta lejojnë AP të regjistrohet, shkelin marrëveshjen, se kjo nuk është parti opozitare. Nëse nuk e regjistrojnë, shkelin edhe ligjin por edhe atë pak moral politik që ka mbetur…!!! Si do shkojë gallata?/parrena.com

Share: