Aleanca Popullore bën me dije se nesër ne orën 10.30 Kolegji Zgjedhor ri-merr ne shqyrtim Kërkese Padinë e saj për pavlefshmëri te dorëzimit te listave shume emërore dhe njofton se perseri përballe trupës gjykuese do te jete vete kryetari i partia Aleanca Popullore, z. Artur Dojaka dhe nënkryetari i saj z. Erion Softa.
Duket se Aleanca Popullore qe ka qene nder te parat parti politike qe ka përshëndetur ne parim marrëveshjen Rama-Basha ne mbështetje te Sistemit Pluralist dhe si garant i vetëm për Shqipërinë Europiane, nuk mendon se Marrëveshja Rama – Basha është ne te mire te demokracisë shqiptare.
“Me zhvillimet e mëtejshme, AP është dhe mbetet e vendosur ti qëndrojë rrugës ligjore që ka nisur përmes padisë në Kolegjin Zgjedhor për pavlefshmërinë e listave shume emërore te kandidateve për deputet te partive politike te depozituara jashtë afatit ligjor ne KQZ.
Ju ftojmë ta ndiqni dhe te bashkëpunojmë ne te mire te te gjithë shoqerise për ti dale ne mbrojtje Shtetit ligjor dhe Kushtetutës se Republikës se Shqipërisë.” – thuhet ne komunikatën shpërndare për Media nga Aleanca Popullore dhe firmosur nga Artur Dojaka, Kryetar dhe Erion Softa, Nen kryetar,