Home KRYESORE Ish Aleati i Rames, dy fjale per paktin PS-PD!

Ish Aleati i Rames, dy fjale per paktin PS-PD!

Nga Kreshnik Osmani

Per arsye te puneve, angazhimeve dhe udhetimeve koheve te fundit nuk kam mundur te jap deri tani nje opinion te plote lidhur me ate marreveshje ndermjet PS-PD. Kjo nuk do te thote se nuk kam ndjekur deri ne imtesine me te vogel ate qe ka ndodhur, nepermjet miqve te cilet i kam shume. Pra duke marre prej tyre info qe nuk eshte per shitje ne pazar. Sigurisht, qe sasia e njerezve te cileve u intereson se çfare mendoj une nuk eshte e madhe, gjithesesi per aq sa jane kam deshire te theksoj shume shkurt:

1. Marreveshja ndermjet dy partive me te medha ne vend, eshte diktuar dhe imponuar nga SHBA-te per nevoja te stabilitetit gjeopolitik ne rajon dhe per kete askush te mos dyshoje. SHBA-te jane investuar shume ne rajon dhe nuk ofrojne asnje lloj mundesie a hapesire qe dikush t’a shperdoroje atë.

2. Askush te mos dyshoje se ketu ka nje levizje pragmatiste qe ka per synim te zhduke çdo lloj konkurenti politik tjeter nga skena, veçanerisht LSI e cila eshte nje barre e rende dhe nje ortak i pangopur qe i rendon thesit te te dyja paleve. Sigurisht kjo nuk me intereson fare, por e solla shembull LSI-ne per te sqaruar ate qe po them.

3. Pakti ka per synim te perçoje ne opinionin publik shqiptar idene se çdo perpjekje per t’u organizuar dhe per t’u investuar ne politike duhet te kaloje vetem nepermjet PS-PD dhe se çdokush qe perpiqet te dale jashte kesaj skeme eleminohet politikisht dhe nese parapet nje rrezik me te madh e eleminojne edhe fizikisht.

4. Perfundimisht, e majta dhe e djathta ne Shqiperi vulosen mosekzistencen e tyre programore, dhe i vertetuan shqiptareve (ate qe ata e dinin prej kohesh) se e vetmja qasje qe ata kane ndaj Shqiperise eshte ajo e corleonezeve dhe e Coza Nostres per Siçiline e asaj kohe. Tave qe duhet ndare.

5. Pakti ndermjet PS-PD tregoi edhe njehere se shqiptaret ne syrin e tyre jane mase popullore pergjithesisht e manipulueshme, e varfer kulturalisht dhe politikisht, e kalbur ne mendesi, epshore ne synime, plaçkitese ne vizion, dhe se plaçka e luftes zevendeson tek mendjet e tyre çdo lloj ideali a ideologjie politike, duke e radhitur popullaten ne menyre indirekte tek gjinia e shtazes, e cila nuk ka asnje synim ne jete perveç permbushjes se epsheve dhe deshirave te tyre carnale “te mishta”.

6. Pakti ndermjet dy partive te medha i çliroi te gjithe ata qe u kishte mbetur nje grimce morali dhe norme prej nje barre te madhe. Prej barres se amoralitetit. Shqiptaret edhe pse e dine se ata qe merren me politike jane imorale, te piset e hajdute mendojne shpesh se disa syresh kane disa norma. Te gjithe shqiptaret kane besuar psh se Berisha eshte familjar dhe nuk ka dashnore, dhe se prej fares se zeze komuniste ka njerez te ndershem plot, te cilet edhe une i kam pare vete korridoreve te se majtes.

7. Pakti ndermjet dy partive te medha, e vesh tani e tutje secilin prej nesh me te drejten per te bere pakt edhe me djallin edhe me te birin edhe shpirtin e lig, pa iu detyruar askujt mbi toke ndjese per kete, perveç Zotit. Nuk do te thyej me zemra miqsh demokrate e socialiste per zgjedhjet e mia ne te ardhmen. A e kuptoni çfare lirshmerie edhte tani?! Nuk do t’i japim me llogari askujt per asgje ashtu siç nuk i dhimbsemi ne qe sakrifikojme per njerezit, askujt. Madje as njerezve te mire nuk u rruhet per ne. Fare, po hiç fare. Nuk do te me dhimbset me askush per asgje. I vetmi prej te cilit do te kem frike e droje do te jete Zoti im, me te cilin kam ndertuar nje marredhenie shume private dhe me merrem vesh vete, ne kete bote, ne parajse apo ne ferr. Merrem vesh vete dmth jo ashtu siç shkruajne mashtruesit ne librat e moralit, por ashtu siç di vete unë.

8. Pakti zbuloi fytyren e vertete te kesaj shoqerie, pergjithesisht hipokrite, arrogante, hileqare, tallese, te pavertete ne shumicen derrmuese, pragmatiste, e diktuar fillimisht dhe mbarimisht nga interesi i momentit, interesi i ngushte familjar, paraja, posti, vendi i punes dhe interesa te vogla pa piken e yndyres. Gjej rastin te falenderoj ketu personazhet qe bejne perjashtim, parimoret e vertete dhe gladiatoret e mendimit te lire, te pavarur dhe te pandikuar nga interesi i momentit. Ata jane shume dhe ata te mbushin me shprese, optimizem e jete.

9. Pakti vulosi fare pa iu dhimbsur faktin se mundesia qe ky vend te behet edhe pse ekziston, ajo eshte e larget shume. Kjo, nuk eshte nje deshmi e nje te perkedheluri apo e nje pene te trishtuar a romantike, por faktet jane kokeforta. Proçeset demokratizuese dhe qyteteruese jane kapercime kulturore te jashtzakonshme per te cilat ne nuk jemi ende te pregatitur.

10. Me respektin me te madh per te gjithe miqte, majtas dhe dhathtad, interesat dhe deshirat e te cileve i mirekuptoj, kam deshire te nenvizoj se ka ardhur koha per nje Rimekembje te vertete Kombetare, per nje Pakt te vertete dhe historik Kombetar, nepermjet te cilit te gjithe te ndershmit e ketij vendi, majtas, djathtas, te qendres apo fare pa parti, toske, gege dhe Shqiperi e Mesmr te nenshkruajne nje Pak te Shpetimit Kombetar nepermjet te cilit te deshmojne nje vullnet te palekundur per te mos e dorezuar kurre Shqiperine, pavaresisht krizave, kthesave te veshtira historike dhe diteve te veshtira neper te cilat fatet e saj do te rrugetojne. Kjo eshte e vetmja menyre per te shpetuar Shqiperine sepse; Demokracia ka ciklin e saj “menstrual” nepermjet te cilit ajo e pastron vetveten. Diten qe kalon ne menopause, vdes!

Autori eshte kryetar i Partia Shqiptare Atdheu

Share: