Home KRYESORE Çiftit i vjedhin portofolin në urban, qytetarët “izolohen” për 45 minuta (VIDEO)

Çiftit i vjedhin portofolin në urban, qytetarët “izolohen” për 45 minuta (VIDEO)

Ndodh shpesh që në linjat urbane të Tiranës të ndodhin vjedhje të portofolave të qytetarëve për shkak të mbipopullimit të tyre, kryesisht në orët e para të mëngjesit të sotme.

Gjatë ditës së sotme është lajmëruar Policia për një vjedhje në urbanin e linjës “Tirana e Re” dhe udhëtarët kanë përjetuar ankth për më shumë se 45 minuta.

Pre e grabitjes kësaj here ka rënë një çift kosovar, të cilit i është vjedhur portofoli, tregon për JOQ një qytetare e pranishme në vendngjarje.

“Përshëndetje JOQ! përsëritet historia në urbanët e Tiranës, sapo u vodh një çift kosovar dhe si shumicën e rasteve hajduti është në drejtim të paditur. Ishim rrugës nga Astiri për tek stacioni i fabrikës së Miellit kur çifti kosovar u alarmua për vjedhjen që u kishin bërë dhe u mbyllëm në urban.

Ishim shumë veta dhe po plasnim deri sa erdhi Policia, e cila na bëri kontroll një për një, por vetëm hajduti nuk u gjet. Mjaft që po udhëtonim si sardele të ngjeshura, por u vonuam për punë e për shkollë të gjithë për më shumë se 45 minuta”, përfundoi qytetarja për JOQ./ Media

Share: