Home KRYESORE Amerikanët nxjerrin këto ditë të gjithë aferat e Sali Berishës

Amerikanët nxjerrin këto ditë të gjithë aferat e Sali Berishës

Nga Spartak Ngjela

E shikoni se çfarë po duan ti bëjnë vjedhësit Shqipërisë? Dëshira dhe mundësia është raport i vështirë.

Kurse mundësia lind nga realiteti. Vjedhësit nuk kanë asnjë mundësi për të krijuar destabilitet, se nuk i lejon ky realitet shqiptar: është në forcë aleanca shqiptaro-amerikane… interes shumë i madh.

l.Çfarë është kjo që shohim si përgatitje? Është shthurja mendore e frikës së skajshme të Sali Berishës që u ka bërë thirrje përkrahësve ta mbrojnë nga goditja penale. Po kush është përkrahës? Të vjedhurit e mjerë janë përkrahës dhe kërkojnë t’i sigurojnë vjedhësit gjënë e vjedhur prej tyre. A ka shkrimtarë të humorit të zi në Shqipëri sot? Jo nuk ka. Por këtë komedi tragjike do ta shkruajnë – për këtë jam i bindur.

ll. Po të tjerë përkrahës ka Saliu në këtë ndërrmarrje? Po; janë vjedhësit bashkëpunëtorë të Saliut që kanë ende shpresë, por janë edhe ata të hordhisë ndihmuese që presin të fitojnë ndonjë gjë nga destabilizimi: domethënë që të vjedhin dyqanet e Tiranës… Lodhen kot. Asgjë… nuk bëjnë dot gjë: janë të humbur. Vjedhësit si rregull janë frikacakë. Revoltat e mëdha vinë si pasojë e shkeljes së të drejtave. Të revoltuarit kanë gjithmonë interes të drejtpërdrejtë. “Të revoltuarit e Saliut” janë të tremburit e kapur me vjedhje që duan t’i shpëtojnë ndëshkimit.

E gjithë kjo, të çon në arsyen e asgjësë. Banda Berisha është e pashpresë. Dhe në rrethin e personave që do të goditën, është familja e tij. Sigurisht, është e kuptueshme se ky është presioni i madh që i bëhet psikikës së tij. Por çdo gabim ka kosto: korrupsioni i paskrupullt Berisha, është kosto e rëndë që Saliu duhet ta paguajë në favor të shqiptarëve. Nuk shpëtojnë dot. Amerikanët nuk i japin asnjë garanci pos asaj ligjore. “Duhet të dorëzoni gjënë e vjedhur familjarisht” i kanë thënë Saliut amerikanët këto ditë, pa ia zgjatur. Vërtet mendon ky qesharak se mund të trembë politikën amerikane me destabilitet të Shqipërisë ? Naivitet fëminor.

lll. Ndërkombëtarët ia kanë të gjitha faktet në dorë. Por, a do t’i ekspozojnë amerikanët gjithë aferat antikombëtare të Sali Berishës këto ditë? Unë mendoj se Po, do t’ia ekspozojnë opinionit publik shqiptar. Në fakt kjo është kërkesë imediate e aleancës shqiptaro-amerikane si intetes. Politika amerikanë duhet ta bëjë këtë akt që në këto ditë! Përderisa është e sigurt që i kanë, përse duhet t’i mbajnë? Tragjedia e vjedhësve do të jetë shumë e prekshme në Shqipëri: askush nuk mund të shpëtojë.

IV. Trazirat e Saliut duan të trembin politikën amerikane që kjo t’i bëjë lëshime: t’i lërë të paprekura paratë dhe plaçën e vjedhur prej tij dhe familjes së tij. Asgjë. Saliu është pushtuar nga hiçi psikologjik vetjak: askush nuk ka shpëtuar ndonjëherë me anë të “forcës ” së këtij hiçi. Askush dhe askurrë… Të gjithë historikisht kanë rënë në humnerën që vetë e kanë ndjellur. Shqipëria dhe shqiptarët sot janë më të sigurt se kurrë.

Share: