Nga Artan Fuga
Lajmi i parë: tre antarë të KQZ, siç thuhet të ardhur atje me përkrahjen e PD, na paskan bërë një deklaratë ku denoncojnë se ardhja e kandidatëve me një ose dy ditë vonesë qenka e kundërligjshme dhe se ata distancohen nga kjo.
U pikaaa deklaratës së tyre. Kujtojnë se i lajnë duart nga përgjegjësia e rëndë që kanë. Në vend të largohen dhe të mos marrin pjesë në punimet e KQZ, bërtasin si të ciliminj : Ndihmë se po na rreh ky xhaxhi!!! Ata nuk duhet të harrojnë se me praninë e tyre, i japin legjitimitet KQZ, pra e ndihmojnë me mosveprimin e tyre për të marrë vendime në kundërshtim me ligjin.
Cfarë hipokrizie!!! Le të shpresojmë se është vetëm e tyre. Por, ata janë përgjegjës përpara ligjit. Me ose pa këtë deklaratë!
Lajmi i dytë : Disa deputetë të vjetër të PS qenkan trishtuar dhe mërzitur se nuk janë në listat e kandidatëve për deputetë!!!
Unë nuk kam asgjë me ta veç një pyetjeje : Po mirë mo mirë, po me shekuj do të rrinë deputetë ata?
Po pse mo i trashëgueshëm dhe i përjetshëm është posti i deputetit? Pse mo me mijra vite ata deputetë të PS dhe PD do të durojmë ne?
I hoqi? Mirë ua bëri. A e kishin lënë gjithë pushtetin në duart e kryetarit! A ishin dakord të zgjidheshin e të kënaqeshin duke i vënë ai në lista dhe duke iu fshehur popullit! Tani i hoqi, kur i vinte iu pëlqente! Apo jo! Ore a ka më etikë ky vend!
Lajmi i tretë : Disa media që deritani hiqeshin si opozitare ose të pavarura, po na dalin me lajme se LSI merrka më shumë mandate sesa PS. Nuk e shikon na u prish puna neve si qytetarë!
Ti marrë o t’i gëzojë, t’i hajë me shëndet! Puna është se kështu na shesin gjoja lajmin se ja përsëri Kuvendi dhe shteti nuk do të jetë monopartiak dhe diktatorial. Posi pra! Po e fitoi PS aleanca është, po e fitoi LSI përsëri monopartiak shteti dhe gjithçka.
Sa turp për këto media hipokrite!
Na marrin për budallenj.
Nuk ka mbaruar demokracia o Fatos, se nuk kemi pasur, lexo mirë, ka mbaruar pluralizmi politik që e kemi pasur.