Nga Ilir Demalia
Shqiptarët ashtu si dhe dje, bëhen pjesë e korit të së keqes dhe krimit duke zgjedhur gjithmonë Baraban…
Karakteri i nje burri matet nga përballja tij me të vërtetën.
Frederik Nitche
Sejmenët, ish bashkëpuntorët dhe kriminelët e regjimit dje, në kontroll edhe sot me median, durtrokasin dhunuesit dhe shërbëtorët e diktaturës.
Prej më se dy muajsh, debati ndërmjet shkrimtarit Ismail Kadare dhe falangave të tij edhe me ndihmën shtetërore e përkujdesjen kryeministrore në krah të Kadarese për të denigruar publicistin dhe shkrimtarin Fatos Lubonja, tregon se shoqëria jonë si mentalitet dhe mënyrën si operon ajo për të denigruar njerëzit që thonë të vërtetën dhe ballafaqohen e luftojnë për të vërtetën, ne i luftojmë për tu bërë me Baraban dhe të nxjerrim sytë për atë. Ose një pjesë e madhe konformohen me të keqen dhe kjo është kultura jonë. Jemi konformuar me pushtuesit, me diktaturat, me demokraturë duke mos u ballafaquar me të vërtetën dhe duke u sillur gjithmonë ne rrethin vicioz DUM BABË.
Në sulmin kundër Fatos Lubonjë u rreshtuan mekanizmi i krimit në diktaturë kryehetuesi Qemal Lame dhe figura më imorale e një xhambazi diplomash Henri Çili si njeriu i degradimit sitemit universitar në Shqipëri
Me qenë se e fillova me një ish-kryehetues të diktaturës, është interesant fakti se avokatinë për “disidencën” dhe “persekutimin” e Kadarese e kanë marrë përsiper njerez të nomenklatures komuniste, shkrimtarë e “intelektualë” që I kanë thurur himne PPSH-se dhe diktatorit, perfshi dhe ish funksionare të sektorit të dhunës sic ishte I ndjeri Neshat Tozaj e tani së fundit ish kryehetuesi Lame.
Kryehetuesi shkruan një artikull në gazetën Panorama të datës Mars 29-2017 për ndjekjen dhe hapjen e dosjes hetimore kundër shkrimtarit Ismail Kadare me urdhër të Enver Hoxhës, dhe po me urdhër të Enver Hoxhës u ndaluan hetimet. Hetuesi shkruan se Enver Hoxha u tërhoq nga ky vendim për dy gjëra:
“Me librin e Ismail Kadaresë “Dimri i madh” (Dimri vetmisë madhe), Enveri ruante dhe përjetsonte kontributin e tij. Po të dënohej Ismaili, atëherë dhe vepra madhore ku ishte subjekt real dhe i rëndësishëm historik do të goditej rëndë dhe do të krijonte reagimet e kundërta ndaj pushtetit autoritar.”
Lind pyetja, përse Enver Hoxha do ta niste këtë inisiative kur ai, e dinte mire se Ismail Kadare i kishte bërë monumentin më të madh letrar të botuar në perëndim me fonde te shtetit shqiptar sipas dëshmisë së ambasadorit Javer Malo në atë kohë? Pra, ishte një investim i vetë diktatorit në bashkëpunim edhe me gruan e tij Nexhmie Hoxha dhe me shkrimtarin Ismail Kadare. Çdo kapitull lexohej nga ajo dhe Ramiz Alia përpara se të shkonte në shtyp dhe të përktheheshin me veprat e diktatorit dhe të Kadaresë nga i ndjeri Isuf Vrioni, pa i vënë edhe emrin si përkthyes në botime dhe me pagesë sklavi. Përse duhet ta bënte këtë dhe të tërhiqej Enver Hoxha?
Zhvillimet e kohës na tregojnë të kundërtën. Në verë-vjeshtën e vitit 1973 pas pleniumit për liberalizmin në art, Nexhme Hoxha shkoj për vizitë në shtëpinë e Kadaresë. Enver Hoxha ne Elbasan ngriti ne qiell librin “Dimri vetmisë madhe”.
Kryehetuesi shkruan në atikullin e tij, “Enver Hoxha u imponua të anoloj urdhërin për arrestimin e Ismail Kadaresë, për shkak se nuk do të mbështetej dhe do të kishte reagime të fuqishme nga opinioni brëndëshëm dhe ai ndërkombëtar.”
- Hoxha duke qënë njeriu më I informuar në vend për atë c’ka ndodhte jashtë, pasi një ATSH e tërë punonte për të, në kohën që shtetasit e tij ushqeheshin me informacionin e servirur prej tij, dinte më mirë se kushdo nese mund të kishte apo jo reagime nga jashtë nëse do të godiste Kadarene. Dhe Hoxha, nuk ka ndodhur që të tërhiqej nga dicka që kishte projektuar në mendjen e tij. Së dyti ai nuk kishte nevojë te fliste per “hapje dosjeje” e të tjera dokrra si këto të zotit Lame, pasi mjaftonte vetëm një hapje goje apo një shprehje e fytyrës se tij dhe ishin të tjerë ata që do të “kujdeseshin” për shkrimtarin “bukëshkalë”, pa harruar dhe një “vdekje për shkaqe natyrore” pasuar nga një varrim madheshtor. Kështu do te ruhej dhe “vepra” e tij në shërbim të partisë dhe diktatorit.
Nuk kuptoj pse është lodhur kaq shumë kryehetuesi për të krijuar skenarë “agjenturash” të modelit “Fije që priten” të Kinostudios Shqipëria e Re me skenar të Neshat Tozaj? I cili ishte miku dhe bashkëpuntori më i afërt i Ismail Kadaresë. Kadare ka shkruar artikullin për romanin “Thikat” që nuk ishte gjë tjetër vetëm se një model letrar i tipit “Titistët” të Enver Hoxhës në letërsi, ku gjoja të gjitha krimet i kanë bërë segmente të sigurimit pa dijeninë e Partisë sipas Enver Hoxhës, pas arrestimit Kadri Hazbiut dhe vrasje- vetvrasjes Mehmhet Shehut. Duhet theksuar se Neshat Tozaj është ai që i ka bërë ekspertizën letrare të shkrimeve dhe romanit Lubonjës në hetuesi që ju gjet pas arrestimit fshehur ne shtëpinë e xhaxhit. Kryehetuesi i diktaturës Qemal Lame, nuk ka nevojë të lodhet me përralla, por mbasi Kadare qenka ndjekur dhe hetuar direkt me urdhër të Enver Hoxhës, duhet ti jetë hapur dosja PP, ku dhe për vetë ngarkesën dhe rëndësine e “komplotit” kundër regjimit duhet të jetë një dosje voluminoze në ngarkim të “disidentit” Kadare. Të nxjerrin dosjen PP dhe nuk ka nevojë të lodhet as kryehetuesi, as Henri Çili dhe as Dash Kaloci me libra mbledhjesh të lidhjes shkrimtarëve si denoncime për arrestimin e Kadaresë.
Jo, edhe shkrimi kryehetuesit është në fushatën e manipulimit dhe fabrikimit te Kadaresë “dissident” ndjekur nga Sigurimi dhe “interrnuar” në Berat, siç shkruan dhe Helena në librin e saj “Kohë e pamjaftueshme”, kur dihet se në atë kohë shkrimtarë, inxhinjerë, doktorë e kuadro të lartë u shpërndanë nëpër fshatra e qytete me urdhër të vetë partisë për të jetuar “në gjirin e popullit”. Nëse flitet per “kohe te pamjaftueshme”, e pamjaftueshme do të jetë gjithmonë koha për ndërtimin e një Kadareje siç i duhet sot të paraqesin sepse nuk zotron të vërtetën.
Këta kriminelë, si kryehetuesi Lame, në vend që të ishin të ulur në bankën e të akuzuarve për krimet dhe tragjeditë njerzore që kanë krijuar, tashmë të ikur nga Shqipëria dhe fshehur në emigrim nga nga kompleksi krimit nga që e dine se çfarë kanë bërë, na dalin nëpërmjet lojës së fabrikimit Kadaresë dhe këta, pra kryehetuesi, si “komlotistë” të regjimit diktatorial me Sejmenët, ish bashkëpuntorët njerëzit e regjimit dje, në kontroll edhe sot me median, durtrokasin dhunuesit dhe shërbëtorët e diktaturës, BARABAT.
Shërbëtorët e regjimit vjetër dhe të rilindje-re-vjetër janë prap bashkë.
Në të njëjtën linjë si kryehetuesi është dhe letra e Henri Çilit, i cili, edhe nga vetë njerëzit e medias dhe politikës, që edhe kjo vetë është e komromentuar me pushtetin e të keqes , e quajnë Henrin njeriu më immoral dhe pacipë i pushteteve duke përfituar në mënyra klienteliste si dje me Berishën dhe sot me Ramën. Duke ndërtuar kioskën më të madhe të shitjes diplomave. Fajtorë nuk është Çili, por pushteti e Çilëve. Janë pushtetarët që përdorin të tillë njerës të tipit Çili, pasi në këtë moral janë dhe ata dhe prandaj kemi një gjëndje të tillë shtetrore dhe morale si shoqëri duke i shërbyer triumfit të së keqes.
Për të ardhur në ato çka ai akuzon Lubonjën duhet të shikojmë burimin e këtij sulmi, sa të pamoral, po aq edhe kriminal ndaj Lubonjës. Themë kriminal, sepse, rasti Lubonjës dhe shumë të tjerëve dhunuar në diktaturë në burgje, hetusira, me dhunë torturash makabre, fizike dhe psiqike, në një shoqëri të shëndoshë dhe të ndjeshme, normalisht trajtohen me kujdes për mos i dëmtuar më duke kthyer kujtesën në dhomat e izolimit. Mirëpo Lubonja ka qëlluar i fortë ashtu siç e dine të gjithë të burgosurit dhe tregojnë të gjithë dokumentat në qëndrimet e tij, si në burg dhe në liri, ku nuk ka pushuar dhe as nuk heshtur së luftuari me të keqen dhe me genjeshtar dhe matrapaz e manipulues si Henri Çili si xhambaz diplomash.
Nuk del një njeri i vetëm dhe nuk ka një dokument të vetëm që Fatos Lubonja të ketë shkaktuar vuajtjen, arrestimin, burgosjen apo thirrjen në hetuesi të një njeriu të vetëm nga deponimet e Fatosit. Në të kundërt, njihet si njeri i pakomromentueshëm dhe jo konformist, lufton në bindjet dhe atë që beson pavarësisht se biem apo nuk biem dakort në atë që beson Lubonja.
Çili na jep një “zbulim të madh” në një faqe letre nga dosja gjyqësore, jo hetimore, nga leximi ne sallën e gjygjit, se Lubonja paska “denoncuar” babain e tij Todi Lubonja.
- Nuk disponohet e gjithë dosja hetimore dhe gjygjsore që është nje dosje voluminoze. Një fletë e shkëputur nga Çili me urdhër të Kadarese nga kërkuesi Kaloçi për të plotësuar “101 denoncime per Kadaren” është një përpjeke e dështuar qesharake si nga Kadare, Çili dhe Kaloçi që duan të fabrikojnë një Kadare të denoncuar dhe ndjekur nga Sigurimi Shtetit ku nuk ekziston një gjë e tillë.
- Një studiues serioz, nuk merr një cope letër nga një dosje voluminize siç është ajo e Lubonjës, Lubonjave, për të ndërtuar një akuzë sa kriminale, imorale dhe të pavërtetë.
- Nuk ka alogjizëm historia e Edipit me Lubonjën ku Çili tregon dhe injorancën e tij me këtë alogjizëm. Ai shkruan “. Edipi pa e ditur vrau babanë e tij, u martua me nënën, bëri dy djem dhe një vajzë dhe kur orakulli i tha çfarë kishte ndodhur Edipi braktisi fronin dhe qytetin, u verbua dhe jetoi si bohem, pra simbolikisht u zhbë.
Fatosi në hetuesi në moshën 23 vjeçare pas një hetimi disa mujor, i izoluar pa as një dijeni se ç’ndodh me vajzat dhe gruan e tij jashtë, me nënën, babain, vëllain, i izoluar vetëm me spiun birucash të cilët tregojnë atë çka Todi Lubonja kishte quajtur DAJARJA për Enver Hoxhën, gjë për të cilën Fatosi kishte folur në besim me spiunin e birucës që nuk e dinte, merret në pyetje nga hetuesit e hetuesise së kryetarit mëvonshëm Qemal Lame.
Pas torturave dhe pyetjeve në hetuesi se ata e dinin kush është DAJARJA, se e kishte deponuar vetë Todi i cili tashmë ishte i pushkatuar pa gjygj sipas hetuesve,dhe Liria e ëma me të vëllain Gimin ishin të arrestuar, Fatosi në kushte të një fakti si deponim nga i jati i cili tashmë sipas hetuesve ishte i pushkatuar, pranon se, po, Dajarja ka qenë Enver Hoxha. Tashmë nuk kishte çfarë e rëndonte më Todin i cili ishte i pushkatuar sipas hetuesve.
Çili si pjesë e sejmenëve ku ky mjeshtër me komleksin e tij të provincialitetit, kur për ti shitur si anglo-sakson ka ndërruar dhe emrin, hedh baltë mbi Lubonjën, përpos shërbimit që i bën Kadaresë dhe Ramës, edhe për atë, se Lubonja ka demaskuar dhe denoncuar kioskën e shitjes diplomave UE si shkatërrim i sistemit universitar në Shqipëri. Henri Çili i cili është munduar ta kompromentej Lubonjën për ta futur në bordin e universitetit me pagese nuk ka mundur ta arrij. E ka arritur me Kadarene duke i premtuar shërbimet për manipulimin dhe simulimin e figurës së tij me botimin e dokumenteve pa dokumente për persekutimin e Kadaresë.
Henri ngul këmbë në eleminin e Lubonjës. Këtë e ka bërë edhe Kadare më parë duke yshtyr patriotët folklorikë në lidhje me qendrimet e tij, duke thënë se Lubonja i ka ngulur thikën pas shpinë Shqipërisë. Pas kesaj përpos thirrjeve dhe premtive për vrasjen e Lubonjës në faqet sociale u hap dhe dhe një faqe për të kërkuar vrasjen e Lubonjës
Këtë po kërkon dhe Çili sipas porositësit kur shkruan se Lubonja duhet të largohet nga qyteti (Shqipëria)pasi ti kemi nxjerrë sytë. Po të jetë e mundur ta eleminojmë dhe fizikisht duke realizuar atë që nuk realizoj Kadare me thirrjen e artikullit në “Zërin e Popullit” dhe kryehetuesi diktaturës komuniste dhe avokati i Kadaresë sot Qemal Lame. Kështu gjëndet dhe “armiku i brëndëshëm” ashtu si dje me Enver Hoxhën për të justifikuar dështimet e regjimit, sot për të gjetur “armikun” që i pengon rugën për çmimin Nobel Ismail Kadaresë, rrugë që ja ka “penguar” Fatos Lubonja sipas anglo-saksonit librazhdas Henri Çili.
Sulmet e Çilit dhe kryehetuesit Qemal Lame më kujtojnë histerinë për Enver Hoxhën. Këta janë kontigjenti ku mbështet shkrimtari Ismail Kadare. Po me këtë soj lufton dhe sot kundër Lubonjave ashtu si dhe në vitin e largët 1974.