Home KRYESORE Baraba (Pjesa e II)

Baraba (Pjesa e II)

Nga Ilir Demalia

Pjesa e I

Kaq shpëlarë trushë të jemi ende sot mbas 26 vjetësh ne shqiptarët sa të besojmë se Kadare ka qenë i ndjekur dhe i persekutuar si dissident kundër regjimit të Enver Hoxhës dishepullit tij?!

Në letrën në përgjigje të letrës së hapur të Henri Çilit drejtuar Kadares në gazetën e Henrit “Mapo”, Ismail i drejtohet me akuza publicistit shkrimtarit Fatos Lubonja, ku sipas Kadaresë, Lubonja, paska vënë në rrezik jetën e Ismailit me denoncimin e tij.

Kadare shkruan:. Shkrimtari Kadare përmendet në një kontekst krejtësisht dëmtues për të. E zezë mbi të bardhë deklarohet prej Fatos Lubonjës se i ati, Todi Lubonja, ai që ka shkaktuar çoroditjen politike të të birit, ndikohej shumë nga ky shkrimtar.”

Askush nuk mund të hiqet si naiv e të mos pranojë se jemi përpara një denoncimi të mirëfilltë politik, aq më tepër që ngjarja po ndodh në sfondin e zbulimit të “një grupi armiqësor në kulturë”. I gjithë ky kuotim është mendim paranojak i Kadaresë në torturën që vuan ai për të mbuluar të vërtetën duke manipuluar.

Së pari, Fatos Lubonja siç rezulton në dosjen hetimore nuk është pyetur dhe nuk është përmendur emri Ismail Kadaresë as edhe njëherë të vetme.

Së dyti, Kadare shkruan, Fatosi dërgoj drejt burgut Todin dhe Fatosi denoncoj dhe Kadarenë se ai ishte i ndikuar nga i ati dhe Todi nga Kadare.

Është për të ardhur keq për gjëndjen ku ka rënë shkrimtari me manipulime të tilla. Për nivelin e tij intelektual, shoqëror, kur dihet, që Kadare ishte përkrahur dhe ruajtur nga miku tij Todi, i cili, nuk ka thënë një fjalë as në hetuesi e as në gjyq për Kadarenë ashtu si dhe Fatosi. Kemi vetëm një shkrese të sekrtares së gjyqit ku sipas zbardhjes së fjalëve të Fatosit paska thënë: se babai vlersonte shkrimtarët Ismail Kadare dhe Dritëro Agollin. A mund të quhet ky denoncim? Vetë Enver Hoxha i vlersonte publikisht si shkrimtarët më të mirë të parties dhe vijës sajë politike.

Në zbardhjen e kësaj faqeje të sekretares së gjyqit, jo pa qëllim, por me qëllim manipulimi, Dashnor Kaloçi ka hequr emrin e Agollit dhe ka lënë vetëm Kadarenë në librin e tij. Në faksmilen lexohen qartë të dy emrat.

Ismail Kadare duhet ta dijë më mire se kushdo si kanë rrjedhur ato ngjarje pas festivalit 11 të Radio Televizionit.

Jemi para një fakti. Kur Todi dhe Fadili nuk ishin arrestuar dhe ishin dërguar njeri ne Lezhë tjetri në Fush Arrëz si puntorë, Ismail Kadare lëshon thirrjen publike për linçimin e këtyre armiqve të kulturës shqiptare në organin kryesor të Komitetit Qëndror të PPSH “Zëri i Popullit”. E kjo do të thonte, Enver Hoxhës.Teksti këtij shkrimi, nuk ishte denoncim, as spiunim, ishte shumë më i rëndë. Kadare i bën thirrje Enver Hoxhës për linçimin e këtyre armiqve të Shqipërisë dhe kulturës shqiptare. Me këtë frymë do të shkruante dhe poezinë “Pashallarët e kuq” që u munduan kaq vite të na e shesin si vepër disidente, kur ajo, ishte vetëm një ngritje e kultit të Enver Hoxhës për të linçuar armiqt që kishte përrreth komandanti Hoxha. Si edhe në këtë rast Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami.

Nga Ismail Kadare.

Zëri Popullit” 13 Janar 1974.

“ Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat me hije dhe jo njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtar të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi F.Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpture figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura Skëndërbeut më keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit e kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujton ato dijetarë të Ishullit të Laputëve për të cilët Suifti tregon kërkonin të shpiknin një metodë ndërtimin e shtëpive nga çatia. Djathtizmi i T.Lubonjës e F.Paçramit, kozmopolitizmi tyre treguan dhe njëherë se lufta e klasave në terrenin e letësisë dhe arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë pë një kohë shumë të gjatë”.

Pas këtij artikulli nuk vonoj dhe u arrestuan Todi Lubonja, Fadil Paçrami dhe si rrjedhim Fatos Lubonja. Pra, ai që i çoj pas hekurave Todin, Fadilin dhe Fatosin të cilit ju hap dosja 2A për arrestim fill pas shkrimit të Kadaresë në ZP, ishte Ismail Kadare. Ngjarjet më poshtë dihet si rrodhën. Fadili e Todi ne burg Fatosi dënohet 7 vjet, ridënohet me 17 vjet në burg në 1978 për veprimtari armiqsore dhe terror kundër pushtetit sëbashku me Vangjel Lezhon, Fadil Kokomanin dhe Xhelal Koprencka të cilët u dënuan me vdekje. Fatosi është i borgosuri i fundit politik që del nga burgu në Mars të 1991 pas zgjedhjeve të para pluraliste.

Po me të “denoncuarin kryetarin e grupit” Ismail Kadare çfarë ndodhi?

Pas suksesit që pati me artikullin në “Zërin e Popullit” për linçimin e Lubonjëve dhe Paçramit, në frymezim poetik, Kadare, pregatit në mënyre artistike frymzimin e diktatorit për pastrime të reja në parti me poezinë “Pashallarët e kuq”, e cila për shumë vite na u shit si poezi disidente pasi ishte zhdukur. Lexuesi le të gjykoj vetë vargjet e kësaj poezie që ngren kultin e Enver Hoxhes dhe thirrjen për pastrime të tjera në parti, për denime me vdekje, burgosje, interrnime, spastrime nga burokratët në parti dhe administrate.
Masakër në emër te “luftës klasave”, pa mëshirë, bën thirrje Kadare.
Pjesë nga poema “Pashallarët e kuq”.

Kështu ishte ditën,
kurse natën
Zbresnin në themelet ata sërish.
Por revolucioni s’ish kala e Rozafit
Që duronte ditën ngre e ngre e natën prish.

6
Enver Hoxha, syri i tij i mprehtë
Ishte i pari që dyshoi për ta.
Dhe ahere në themele të shtetit
Zbriti si në baladat e mëdha.

Një pishtar të kuq mbante në dorë.
Dheu dridhej
Flaka mbi ta ra.
Dhe i pa tek prishnin gjakun e dëshmorëve
Tek ndanin mantelet sec i pa.

„Ja, ku qenkeni!”
Ata u ngrinë.
Oh, shoku Enver, hm, rroftë, oj!-
Por i i mvrejtun
me dhembjen në cdo thinjë
Si një mal në dimër bubulloi.

Krisht ai nuk ish qe t’i debonte
Nga pushteti me kamxhik dhe stap.
Ai klasën ngriti të punëtorëve.
Per ta bërë burokratizmin zap.

Por më shumë se “denoncimi” i Lubonjës në hetuesi kundër Ismail Kadare, ajo që nuk ja harron dhe nuk ja fal Kadare, Lubonjës, është “denoncimi që i ka bërë Lubonja, Kadaresë si shovinist në Europë!

Kadare shkruan: Ndërkaq më duhet të pohoj se ka diçka në këtë histori që as e harroj dhe as nuk e fal: qëndrimin e Lubonjës pas rënies së komunizmit. Në vend të një vrasje sado të thjeshtë ndërgjegjeje, siç ndodh në raste të tilla, ky njeri tregoi një dashakeqësi të papërfytyrueshme, shoqëruar me akuza makabre ndaj meje si shovinist shqiptaromadh, racist anti-serb (gjuha serbe- një jevgë përballë zonjës së rëndë shqipe) e të tjera si këto.

Kadare ka të gjithë të drejtën e tij të mos e harroj edhe as mos ta falë Lubonjën për një tjetër “akuzë” në përmasa europiane dhe botërore. Por më pare duhet të na sqaroj, a e ka shkruar Kadare në gazetën “Drita”në vitin 90 se: (gjuha serbe- një jevgë përballë zonjës së rëndë shqipe) e të tjera si këto? Kadare dhe sejmenët e tij siç përmënda më lart denigrojnë dhe sulmojnë me shpifje dhe folklorizëm patriotik duke na identifikuar Kadarenë me atdheun dhe flamurin, a thua se pa Kadare dhe veprën e tij nuk do të kishim as atdhe e as flamur, njësoj si dje me Enver Hoxhën. Për gjërat e shkruara nga vetë ai apo deklamuar nga vetë ai bëjnë fajtor të tjerët për qëndrimet dhe shkrimet e Kadaresë. Tashmë, në kohë të reja Kadare ka ndërruar qëndrimet dhe mendimet në funksion të shërbimit të ri ndaj së keqes së vjetër.

Por cfarë ndodhi me shkrimtarin e “denoncuar” Ismail Kadare pas masakrës në kulture, art, ekonomi, ushtri që ishte në“rrezik të madh” si kryesori i grupit të kulturës nga “denoncimi” të Lubonjës?

I “denoncuari” Ismail Kadare do të vazhdonte botimet si shkrimtari më i përkëdhelur i regjimit.

Do të shkonte në Europë për botimet e librave te tij.
Do të behej deputet i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste te Shqipërisë.

Do të merrte “Çmimin e Republikës” tituj e dekorata nga regjimi diktatorial për shërbimet ndaj tij.
Do të bëhej nenkryetar i Frontit Demokratik te Shqipërisë me kryetare Nexhmie Hoxhën, e të tjera e të tjera…

Kaq shpëlarë trushë të jemi ende sot mbas 26 vjetësh ne shqiptarët sa të besojmë se Kadare ka qenë i ndjekur dhe i persekutuar si dissident kundër regjimit të Enver Hoxhës dishepullit tij?!

Ismail Kadare, shkrimtari dhe njeriu më i ledhatuar i regjimit diktatorial dje dhe postregjimit autokratik të pas 1990, ka qenë edhe është shërbyesi më i devotshëm dhe përfituesi më i madh në shërbim të së keqes pushtetit.

Me veprat e tij letrare, publicistikën kritike kundër artit dhe letërsise perendimore, kundër shkrimtarëve të ndaluar, kundër degradimit moral, social, ekonomik, politik, letrar dhe artistik te botës perendimore dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikës dje dhe sot, me heshtjen e tij dhe pjesmarrjen në përfitime për heshtjen sot nga regjimet autokratike Meta-Berisha-Rama, ka humbur çdo kredibilitet moral në besushmërinë e atyre që thotë duke mohuar të gjitha të zezat të shkruar mbi të bardhë për të fabrikuar një Kadare; që jo vetëm nuk ka shkruar si shkrimtar i regjimit dhe diktatorit, që jo vetëm që nuk i ka shërbyer Enver Hoxhës, që jo vetëm nuk është sjellur si prokuror i letrave shqipe me shkrimtarët e ndaluar të viteve para 44-ës dhe të dënuarit gjatë regjimit ,siç ka bëre edhe me Todi Lubonjën dhe Fadil Paçramin me artikullin e 13 janarit 1974 në Zërin e Popullit… por sipas Kadaresë dhe sejmenëve te djeshëm dhe të sotshëm si të deklaruarit publikisht si bashkepuntore të sigurimit pranuar dhe nga vetë ata, si rasti Çiftelia, Preç Zogaj, apo Rudolf Marku e të tjerë, dhe me ish- kryehetuesi i diktaturës Qemal Lame dhe një armatë të tërë manipulatorësh, është keqardhje në radhë të pare për vetë shkrimtarin Ismail Kadare me modelin që ka krijuar si kulturë manipulim-simulimi dhe fabrikimi me të vërtetat e të zezës mbi të bardhë të shkruara nga vetë Kadare.

Kadare nuk mund ta zhbëjë veten e tij nga ai që është. Nuk mund të fshijë me një të rënë të lapsit mijra faqe të veprave, artikujve, kritikave, publicistikës, poezive në shërbim të regjimit diktatorial dhe diktatorit. Nuk mund te fshijë “Linjat e Largëta”, “Autobiografia e popullit tim në vargje” “Dasma”, “Nëntori një kryeqyteti”, “Dimri Madh”, “Koncert në fund të Dimrit”, poezitë për Stalinin, Leninin, Qenin e Kufirit, “Shekulli im”, “Poemë blindazh”, “Përse mendohen këto male”, “Te kështjella e Hamletit”, “Shqiponjat fluturojnë lartë”, “Vitet gjashtëdhjetë”, “Buzëqeshja mbi botë”, “Në festën e brigadës”, “Kënga e ushtarit të vjetër”, “Toka kufitare”, “Antena”, “Ëndërr industriale”, “Lulemollët”, “S’lindëm ne princa”, “Perëndimi” dhe Kadare të gjthë këtë zell karshi partise e shpreh në vargjet e poemës “Partia ime”

Atë, që dot s’ma jepte kush,
Partia ime, ti ma dhe
Me mijëra zemra që janë lidhur
Si enë komunikuese varg
Në dejt e mi me anë të tyre
Seç rrjedh ky gjaku yt i madh.

Pikërisht në këtë kohë kur Kadare shkruante këto vepra si shpëlarje trushë të shqiptarëve në favor të një ideologjie dhe regjimi krimal, Fatos Lubonja, në të njëjtën kohë, në moshën e adoleshencës siç na tregon dhe dosja hetimore nga materialet e kapura pas arrestimit Lubonjës në verën e vitit 1973, kishte shkruar letërsi sirtaresh sipas rrymave moderniste europiane, apo siç i quante partia Kadaresë dhe vetë Kadare në shkrimet e Lubonjës si rryma dekadente dhe armiqsore sëbashku me Neshat Tozaj miku ngushtë i Kadaresë që ka bërë ekspertizën e shkrimeve të Fatos Lubonjës

Këtu nuk ka rëndësi fare stili apo vlera letrare e shkrimeve të Lubonjës në këtë kohë, ajo që duhet të theksojmë dhe vemë në dukje është se Lubonja, megjithëse i biri i anëtarit KQ të partisë dhe drejtorit të institucionit më të rendësishëm të propagandës qeveritare Radio Televizionit Shqiptar, kishte arritur të bëjë vrasjen e atit, jo ashtu siç mundohet ta manipuloj Çili sipas udhëzimeve të Kadarese

Lubonja në atë moshë nuk kishte ambicie si shkrimtar për Kadarenë, pasi ai, jo vetëm nuk pëlqente letërsinë e tij por dhe nuk kishte qëllim për të botuar në shtypin e kohës, megjithëse i kishte të gjitha mundësitë nga pozicioni familjar. Pra kundështia ndaj letërsisë së realizmit socialist dhe vetë Kadaresë është e ngjizur herët tek Lubonja dhe nuk është diçka e re. Kjo na tregon që Fatosi ishte njeri independent dhe konseguent në bindjet e tij që në adoleshencë dhe në vazhdimësi duke qenë koherent me qëndrimet e tij.

Mund ta duam apo mund të mos e duam Fatos Lubonjën, mund të biem apo mos biem dakort me të, por një gjë nuk mund të ja mohojmë Lubonjës, qendrimin e tij konsistent dhe konseguent dhe njeri me integritet në atë që beson dhe nuk pushon së luftuari prej 25 vjetësh si një zë pothuaj i vetëm qytetar që ka ngelur në Shqipërinë tonë të një shoqërie konformiste me djajt e të keqes.

Po Kadare? Të gjitha qëndrimet politike dhe veprat letrare të tij jane flip-flap, jo konsistente, jo konseguete dhe pa kurrfarë koherence, gjë që e tregon qartësisht dhe rishkrimi veprave të tij, ku botimi pare me botimin e tretë të katër-t apo pestë nuk kane kurfarë ngjashmërie me të parin. Kadare me qendrimet e tij, me sjell ndërmend vargjet e Nolit, “DheFeridi faqe ndërron,/ Fryn bëlçitë dhe gjëmon,/ Se katrani zbardhëllon.”

Vazhdon

Share: