Home KRYESORE Basha zbardh negociatat me Ramën: Është tërhequr nga ofertat e javës së...

Basha zbardh negociatat me Ramën: Është tërhequr nga ofertat e javës së kaluar

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ndarë sot me protestuesit dhe mbështetësit në çadrën e ngritur para kryeministrisë detaje nga negociatat me kryeministrin Edi Rama. Ai tha se shkoi në negociata pas konsultimeve me partnerët europianë, duke i falenderuar ata.

“Sot përfaqësuesit e republikës së vjetër u ulën në tavolinën e presidentit për të gjetur një dialog për krizën që është produkt i 4 viteve të qeverisjes së Ramës. Unë shkova në tryezë me vullnetin për të mos përfituar nga qëllimet e mija personale, por për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por për votën e lirë. Shkova me zotimin e ndërkombëtarëve dhe të PPE se nuk lëmë asnjë kompromis që garanton zgjidhje të lira dhe të ndershme. Dy janë kollanët e vullnetit politik pa të cilat politika nuk funksionon. As ndryshimet në kodin zgjedhor apo ndryshime të tjera. Dje kambanat e Evropës kanë rënë edhe për Edi Ramën . Shqipëria është në krizë politike. Droga dhe krimi janë kërcënimet kryesore për zgjedhjet e ardhshme. Pa zgjidhje të vërtetë nuk do ketë zgjedhje në Shqipëri. Nuk do ketë as bojkot”- tha Basha.

Share: