Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh është përfshirë në replika me komentuesit në rrjetet sociale, sidomos me ata të cilët e kritikojnë apo e shajnë, edhe për faktin se nuk po arrin një marrëveshje me opozitën për zgjidhjen e krizës.
Por çdo replike apo batute, kreu i qeverisë, i përgjigjet herë me një batutë dhe herë me një fyerje, madje duke mos kursyer as komentueset femra.
Replikat në rrjetet sociale
Komentuesi: Ç’je një politikan K**vë ti! As andej as këtej! Pusht!
Rama: Hahahaha Rodney Jerkins, paske gjetur emër burrëror për të trashur zërin, i shkreti ti
Komentuesja: Ik o budall se je bërë si dordolec për të trembur sorrat..
Rama: U trembe ti Gresi? Jo kështu xhan, sepse edukata të duhet për vete jo për mua dhe një vajzë që shan si të ishte një pijanec i dehur, është vërtetë për të ardhur keq!