Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e kaluar një audio-përgjim, një bisedë mes deputetit të LSI-së Spartak Braho, (kandidat për deputet për PS-në) dhe Ndre Legisit.
Sot Berisha zbulon se kush e ka bërë këtë përgjim. Ndërsa komentuesit hedhin dyshime se përgjimi është bërë nga Shërbimi Informativ, Berisha siguron se i ka regjistruar lokali ku ka qenë.
Për më tepër, Berisha thotë se kjo bisedë është vetëm pak, nga gjithë ajo që disponon audio e video lokali në fjalë “për aleancën e qelbësirave, kupolën e saj, përfshi këtu Ediskobarin”.
“Jo Nikoll jo nuk i ka përgjuar shiku absolutisht jo, por i ka regjistruar lokali misterioz dhe këta të dy janë lule çfarë disponon ai audio e video për të gjithë piramidën aleance se qelbësirave, veçanërisht kupolën e saja përfshi këtu Ediskobarin të cilën e mban peng”, shkruan Berisha./lapsi.al