Si jo me pare ne këto dy muaj, Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë qenë bashkë në çadrën e protestës përballë kryeministrisë. Berisha ne fjalën e tij kujtoi refuzimin që i bëri Rama ofertës McAllister në takimin me Lulzim Bashën, duke i kërkuar të pranojë zgjidhjen politike.
Në rast të kundërt, tha Bërisha alternativë që mbetet për Ramën është fataliteti.
“Mos i rri larg zgjidhjes politike se alternativë do kesh vetëm zgjidhjen fatale. Zgjidhja politike është zgjidhja e mëshirës për ty. Por edhe mëshira ka një kufi, pastaj të pret fataliteti, që e meriton” u shpreh Berisha.