Home KRYESORE Gazeta serbe me foton e kryeministrit në faqen e parë. Ja cfare...

Gazeta serbe me foton e kryeministrit në faqen e parë. Ja cfare thotë:

Gazeta më e madhe serbe ‘’Kurir’’ e ka hapur faqen e parë sot me titullin ‘’Rama shet drogë’’, shoqëruar me foton e kryeministrit.  Duke iu referuar situatës në Shqipëri “Kurir” vijon më tej duke thënë se e gjitha kjo situatë në Shqipëri ka arritur në pikën e vlimit.

“Njeriu i parë i Shqipërisë miraton kultivimin e opiumeve dhe përdorimin e mjeteve të fituara nga shtija e narkotikëve për të manipuluar zgjedhjet. Një pjesë e këtyre parave e jep për financimin e mediave, pohon opozita, e cila prej muajsh kërkon largimin e Edi Ramës. Kryeministri shpërndan drogë, dhe paratë e fituara i përdor për manipulimin e zgjedhjeve, pohon Lulzim Basha, lideri i Partisë opozitare demokratike”, shkruan tabloidi më i madh serb “Kurir”./lapsi.al

Share: