Home KRYESORE Buzeqeshja…

Buzeqeshja…

Nga Ida Nurce

Si cdo dite edhe sot ajo pasi lau syte, veshi cfare gjeti dhe doli te pinte kafene e mengjesit. Kur mbylli deren mori dhe nje buzeqeshje me vete, make up-i qe ajo perdorte gjithmone.
Ashtu me syte gjysme te hapura u drejtua per nga kafeneja ku rrinte gjithmone.

Rruges pa nje te njohur. U ndal ta pershendeste dhe mes buzeqeshjeve po e pyeste si ishte, si i kishte te shtepise e me radhe. E njohura pasi foli e pyeti:

– Si ka mundesi qe te shoh gjithmone te buzeqeshur?
– Ajo u pergjigj serish me nje buzeqeshje.

E njohura vazhdoi:- Edhe neper foto te shoh po kaq pozitive, po kaq te qeshur. Kaq e lumtur je?

Ajo pasi i dhuroi dhe nje buzeqeshje tjeter u pergjigj:- Ti me takon pas kaq shume kohesh, me sheh te buzeqeshur dhe mendon se jam shume e lumtur?! Hahaha… Ndoshta nuk jam njeriu me i lumtur ne bote dhe sigurisht nuk pretendoj te jem, por une i falenderohem ekzistences time. I falenderohem Zotit qe arrita te shoh dhe nje dite tjeter. A eshte pak kjo per te buzeqeshur?!

Pastaj, cfare nese une do jem e merzitur? Kujt i interesojne hallet dhe problemet e mia?! Ja, nese te them ty, qe kam kete problem dhe ate tjetrin, dhe ate tjetrin, do me zgjidhesh gje?!

-Jo.:- u pergjigj e njohura.

Dhe ajo ia ktheu:- Prandaj pra dhe une jam gjithmone e buzeqeshur. Askush nuk ka nevoje per turinjte e mia te varura. Askush nuk ka mundesine te zgjidhe hallet e mia. Jam une ajo qe di te zgjidh punet e mia. Askush tjeter.

Prandaj, kur dal nga shtepia le turinjte e varura pas dere dhe marr buzeqeshjen.

Askush nuk e di cfare fshihet pas saj, pas kesaj lekure te zeshket, pas ketyre syve… dhe pse duhet ta dine ne fakt?! Keshtu qe, buzeqesh dhe falu te tjereve ndjesine e nje buzeqeshjeje te bukur!

E njohura vuri buzen ne gaz dhe u largua, ndera ajo serish me nje buzeqeshje e pershendeti dhe u largua per te kafeneja.

Share: