Home KRYESORE Deklarata e fortë e Ndocajt: Dy fjalë shoku Rama, por mos harro...

Deklarata e fortë e Ndocajt: Dy fjalë shoku Rama, por mos harro ku çalon puna

Nga Eduart Ndocaj

Dje, Rama duke pasur pasion pikturën si unë, por edhe fotografinë, kishte bërë një montazh të radhës duke u tallur me “Republikën e Re” e në këtë montazh më kishte futur edhe mua.

Ramën, e falënderoj, sepse gjithmonë dëshmon interes e vëmendje për mua.

Ai më ka vlerësuar gjithmonë dhe vazhdon të më vlerësoj.

Rama ka disa merake të mëdha për mua:

1. Nga e gjitha lista e Lezhës Mirditoreve dhe Kurbinasve, vetëm unë mbeta deputet deri në fund. Rama shëtit nëpër Lezhë Mirditoreve dhe Kurbinasve me disa emra që nuk përfaqësojnë territorin dhe nuk kanë asnjë lidhje me territorin.

2. Rama duhet të marr guximin e tu kërkoj të falur lezhjanëve Mirditoreve dhe Kurbinasve. Rama duhet të më kërkoi të falur mua, sepse nga 2013 e deri më sot tradhtoi premtimet e bëra në 2013.

3. Rama duhet tu kërkoi të falur Lezhjanëve Mirditoreve dhe Kurbinasve, sepse i ka poshtëruar dy herë, me listën e turpit në 2013 dhe me listën e turpit në 2017

4. Rama duhet të kërkoi të falur Lezhjanëve Mirditoreve dhe Kurbinasve për varfërinë ekstreme

5. Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve Mirditoreve dhe Kurbinasvepër kanabizimin

6. Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve për njollosjen me krimin

7. Rama duhet tu kërkoi të falu lezhjanëve për kriminalitetin

8. Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve për mopol izimin e pushtetit

9. Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve Mirditoreve dhe Kurbinasve për talljen katër vjeçare

10. Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve Mirditoreve dhe Kurbinasve për tradhtinë e madhe

E vetmja krenari e PS-sw në Lezhë Mirditoreve dhe Kurbinasve dhe jo vetëm, që nuk akuzohem për asgjë, që kam përfaqësuar me dinjitet qytetarët, që nuk i kam tradhtuar asnjëherë, jam unë.

Ndjehem krenar për misionin tim dhe kërkoj mbështetjen e qytetarëve për ta mundur Ramën dhe skuadrën e tij të turpit që s’ka asnjë lidhje me Lezhën dhe nuk përfaqëson lezhjanët!

Beteja e mia për demokraci dhe zgjedhje të lira kanë qenë edhe në 2013, kur Rama me shokët e tij fshihen pas pazareve me LSI-në

Në çdo moment kam përfaqësuar Lezhën Mirditen dhe Kurbinin dhe lezhjanët Mirditoret dhe Kurbinasit dhe ky është misioni im!

 

Share: