Home KRYESORE DEKLARIMI I BASHËS MBI KATOLIKËT. Nga Kolec Traboini

DEKLARIMI I BASHËS MBI KATOLIKËT. Nga Kolec Traboini

Ky konstatim i hidhur kreut të opozitës mbi përdorimin e banditëve në parlament e pushtet, i publikuar në gazeten gjermane Standard, një të vërtetë e ka, dhe unë me kohë e kam shkruar se pse politika përdor njerëzit e hurit e të litarit në përgjithësi por edhe nder katolikë e njëjta gjë ndodh, në mos më keq.

I indinjuar për këtë realitet politik absurd e deskrititues, jo shumë kohë më parë ka reaguar edhe gazetari Gjergj Zefi dhe e kam mbështetur edhe unë se nëse këto banditë në parlament përfaqësojnë katoliket, nuk na mbetet tjeter veç me ndrrue fe.

Natyrisht shprehja është një stigmë për ata që krijojnë të tilla precedente sepse katolikët nuk mund të përfaqësohen nga injorantët dhe banditët.

Por Basha ndërkohë që konstaton një të vertetë therëse, në vend të nxjerrë mësim prej kësaj katraure të politikës, që kerkon ti vejë njollen e turpit një komuniteti të shquar si atdhedashës, vetë afishohet e del në foto me deputetin e importuar nga batalioni i Ramës.

Këtu ka diçka që nuk shkon, katolikët përdoren nga politika si mish për top nga pozita dhe opozita dhe këtë të realitet të kobshëm ja përplasin njeri-tjetrit si një reckë e palarë.

Komunitetit katolikë kurrë nuk i kanë munguar intelektualët e njerëzit me reputacion publik, por ata anashkalohen se politika nuk kerkon njerez me inegritet por veç sejmenë që dinë të bëjnë mirë veç vjedhjes edhe punën e sejmen-kaçakut. Dhe realiteti është ky që shohim, një shtet në kaos, që është ngritur në këmbë Europa dhe Amerika dhe s’po munden ta sjellin në binarë.
Dhe fajin e paskan katolikët.

Ulni tytat burra të politikes se po na i vrisni sorrat, se tjeter gjë nuk ka mbet në këtë vend.

Kolec P. Traboini, Washington DC

Share: