Home KRYESORE Mustafaj: Opozita ka marrë garanci nga paketa McAllister, do kemi marrëveshje

Mustafaj: Opozita ka marrë garanci nga paketa McAllister, do kemi marrëveshje

Një nga zërat e rëndësishëm dhe ish drejtues i Partisë Demokratike, shkrimtari dhe diplomati Besnik Mustafaj teksa komentoi situatën politike, pohoi se ditën e sotme ka shpresa për arritjen e një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancës, që do të sjellë dhe futjen e koalicionit opozitar në zgjedhjet parlamentare.

Ne fakt, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Mustafaj theksoi se opozita ka marrë garanci nga paketa McAllister.

“Besoj se sot do hartohet një marrëveshje dhe kjo më bënë optimist. Unë besoj se të gjitha shenjat janë se po. Unë besoj se opozita merr garanci me paketën McAllister. Por ne nuk njohim detajet. Ajo është platformë. Po punohet, po negociohet dhe do arrihet në një kuadër të plotë. Opozita do marr garanci kur të shoh çfarë është pranuar dhe çfarë jo. Shenjat e optimizmit qoftë të Bashës, qoftë të aleatëve, janë për mirë”, tha ish-deputeti Mustafaj.

Share: