Home KRYESORE Dhunë në 13 Maj? Lulzim Basha del në protestë me dy vajzat...

Dhunë në 13 Maj? Lulzim Basha del në protestë me dy vajzat dhe bashkëshorten

Duket se njësoj si në protestat e tjera të opozitës, edhe për atë të 13 Majit, nuk do jete e dhunshme. Për të përforcuar idenë e kundërt, kreu i opozitës Lulzim Basha tha sot se në 13 Maj do të dalë në protestë bashkë me familjen e tij.

“E ardhmja e Shqipërisë do të kalojë nga autostrada e 13 majit, që do t’i japë vendit zgjedhje të lira e të ndershme, të vetmet zgjedhje që do të bëhen në Shqipëri. Bashkohuni me ne, me familjen time. Bashkë do të shembim çdo pengesë, bashkë do të nxjerrim në pension kupolën e republikës së vjetër”është shprehur Basha tek mbështetësit në çadër. Ai tha se asnjë shqiptar nuk duhet të mungojë në këtë moment të historisë, pasi të shtunën është dita e referendumit për Republikën e Re.

Share: