Ambasada Amerikane ka publikuar një lajm shumë të mirë për të gjithë personat që janë të interesuar për të shkuar në SHBA. Njoftimi i Ambasadës vendos theksin tek vizat turistike për të gjithë personat që janë të interesuar për të kaluar disa ditë pushimesh në Shtetet e Bashkuara.
Njoftimi nga Ambasada
Po planifikoni pushimet në SHBA? Po aplikoni për vizë? Ju nuk keni nevojë të paraqitni një garanci në intervistën tuaj për vizë turistike! Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj. Kini parasysh që vendimet nuk bazohen tek dokumentet; bazuar në intervistën tuaj, oficeri konsullor do të vendosë nëse ju kualifikoheni për vizën. Si zakonisht, do t’u përgjigjem me kënaqësi pyetjeve tuaja mbi vizat sot dhe gjatë javës!