Home KRYESORE Ilir Meta kritika opozitës në takim me zyrtarin e lartë te SHBA

Ilir Meta kritika opozitës në takim me zyrtarin e lartë te SHBA

Në takimin që pati me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA z. Hoyt Brian Yee, presidenti i votuar, Ilir Meta nuk i kurseu kritikat për atë që e quan bojkot të opozitës në zgjedhje.

“Bojkoti nuk është zgjidhje dhe opozita duhet të gjejë të gjitha forcat për t’u përfshirë në procesin zgjedhor, për t’i shërbyer demokracisë dhe të ardhmes evropiane të vendit” mësohet të jetë shprehur ish kreu i LSI.

Në mesazhin që i dha amerikanëve, Meta kritikoi gjithashtu mazhorancën, që sipas tij duhet të tregojë më shumë vullnet për përfshirjen e opozitës në zgjedhje.

“Njëkohësisht mazhoranca duhet të tregojë vullnet maksimal për përfshirjen e opozitës dhe respektimin e kërkesave dhe të drejtave të saj.” është shprehur Meta, sipas njoftimit për mediat që shpërndau zyra e shtypit e Kuvendit.

Nga ana e tij, thuhet në njoftim, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA z. Hoyt Brian Yee e uroi z. Meta për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe vuri në dukje se SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Share: