Protesta e 13 majit e opozitës në Tiranë pritet të jetë mjaft massive dhe të zgjasë gjatë gjithë fundjavës.
Burime nga organizatorët e kësaj proteste theksojnë se, synohet që protesta të jetë më e madhja që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri dhe se kohëzgjatja e saj të shtrihet në disa ditë.
Protesta që do të ketë startin e saj në orën 12:00 të ditës së shtunë pritet që të zgjasë më shumë se zakonisht dhe pjesmarrja e qytetarëve që do të qëndrojnë në Bulevard të jetë shumë më e madhe sesa ajo në çadër dhe konstante në kohë.
Pra pritet që protesta masive të zgjasë edhe të dielën, madje dhe në javën e ardhshme. Gjithsesi gjithçka do të varet nga masiviteti i protestuesve që do të marrin pjesë. /360gradë.al/