Home KRYESORE Ja vendimi i fundit i Majlinda Bregut ndaj konfliktit ne PD

Ja vendimi i fundit i Majlinda Bregut ndaj konfliktit ne PD

Deputetja Majlinda Bregu duket se nuk është në një mendje me kërkesën e bërë një ditë më parë nga ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, për mbledhjen e forumeve të PD-së dhe shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së. Bregu shprehet se tashmë është koha për fushatë me synimin mundjen e Edi Ramës. Në një intervistë për Vizion+, Bregu theksoi se na intereson që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë e fortë, Partia Demokratike të maksimalizojë rezultatin e saj në zgjedhjet e qershorit

-Zonja Bregu, ju u takuat dje me Zonjën Topalli, por a e mbështesni ju idenë e saj për shkarkimin e Zotit Basha, para 25 qershorit?

-Unë nuk është hera e parë që flas për forumet dhe as për statutin e Partisë Demokratike, i cili në fakt ka një të vërtetë dhe ky është fakt tashmë, të cilën e kemi diskutuar dje dhe në një kafe shumë miqësore me miq që statuti nuk është respektuar dhe është shkelur. Megjithatë mua më intereson më shumë sot, dhe besoj të gjithë ne së bashku na intereson Partia Demokratike. Na intereson që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë e fortë, Partia Demokratike të maksimalizojë rezultatin e saj në zgjedhjet e qershorit dhe njëkohësisht ajo për të cilën besoj ka interes çdo demokrat i vërtetë është që Partia Demokratike si shtëpia e madhe e lirisë së shqiptarëve të vazhdojë të jetë po aq e fortë sa ka qenë dhe jo të ekzistojë si gjallesë fantazëm e republikës së re. Kjo është më e rëndësishme për ne, dhe të siguroj që si unë edhe të gjithë kolegët që kemi takuar dje nuk kemi asnjë interes tjetër primar përveç interesit për të punuar me të gjitha mundësitë që do kemi në këtë fushatë pro Partisë Demokratike.

-Analiza për Kryetarin pas zgjedhjeve?

-Eshtë shumë mirë që ka një zgjim më të madh sot të të gjithë demokratëve për të kuptuar dhe për të adresuar problemin atje ku realisht ka qënë gjatë gjithë kësaj kohe. Unë vazhdoj të besoj që Partia Demokratike është e të gjithëve, nuk është parti as e kryetarit aktual dhe s mund të jetë kurrë parti vetëm e Njëshit.

Share: