Home KRYESORE Javës tjetër protesta masive në Tiranë, Basha: Jo zgjedhje me drogën e...

Javës tjetër protesta masive në Tiranë, Basha: Jo zgjedhje me drogën e krimin

Opozita ka lajmëruar se do të organizojë protesta masive javën e ardhshme në kryeqytet. Basha tha se javës tjetër shqiptarët do të tregojnë se nuk do të pranojnë kurrë zgjedhje të diktuara nga krimi.

“Do i tregojmë javën e ardhshme këtu në këtë bulevard Edi Ramës, kupolës politike të republikës së vjetër dhe mbarë botës se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk do të pranojë kurrë zgjedhje të diktuara nga krimi, nga droga dhe pa opozitën. Se të vetmet zgjedhje që ky vend do të mbajë do të jenë zgjedhjet e lira e të ndershme, të lira nga krimi, nga droga dhe nga monizmi me një qeveri teknike e cila do të përmbushë mandatin popullor për zgjedhje të lira e të ndershme”, – tha Basha sot nga Cadra e protestes vetem pak metra larg zyres se kryeministrit.

Share: