Home KRYESORE Dy kandidatët e tërhequr nga gara e Kavajës shpjegojnë arsyet

Dy kandidatët e tërhequr nga gara e Kavajës shpjegojnë arsyet

Pas njoftimi të Ramës se PS do të tërheqë nga Kavaja kandidatin e saj për kryetar bashkie, te dy kandidatët në garë, ai i PS-së dhe ai i pavarur janë tërhequr duke i shpjeguar arsyet nëpermjet një letre.

Kandidati i PS-së Shehi:

Klodian Shehi përmes letrës shkruan se respekton vendimin e kryeministrit dhe iu drejtua KQZ me një kerkese ku sqaron arsyet e doreheqjes.

Duke mos dashur që kandidatura ime të dëmtojë në cfarëdo mënyrë qytetin tim apo bashkëqytetaret e mi, deklaroj se tërhiqem me vullnetin tim të plotë nga procesi zgjedhor aktual për bashkinë e Kavajës”- shkruan Klodian Shehi në kërkesë.

Kandidati i pavarur Haka:

Ndërkohë që kandidati Astrit Haka, po përmes kësaj letre, siguruar nga “Panorama” jep arsyet e tërheqjes në këtë mënyrë:

“Jap dorëheqjen nga kandidimi si kandidat për kryetar bashkie, për arsye se nuk e dëshiroj aspak destabilizimin e gjendjes politike, e cila shkon drejtpërdrejte në dëm të qytetarëve të Kavajës.

Share: