Përgëzoi arritjen e marrëveshjes së djeshme për pjesëmarrjen e Opozitës në Zgjedhje. Kjo është një fitore e përbashkët e frontit opozitar që ju qëndruam besnik kauzave të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim për të krijuar standardet e munguar në politikën shqiptare në këto vite të gjata tranzicioni.
Dje, nuk munda të isha në mbledhjen e Partive Parlamentare, sepse ndodhem në Belgjikë dhe Gjermani, ku kam bërë takime të rëndësishme me përfaqësues të CDIU dhe përfaqësues të Forza Italia në Parlamentin Europian.
Me ata kam diskutuar kauzat e ngritura nga ne Opozita për Zgjedhje të Lira e Demokratike dhe për Dekriminalizim të Plotë të Politikës. Dje ka fituar modeli europian dhe demokratik i ofruar dhe përfaqësuar nga z. Basha dhe ka pasur dhe do të ketë mbështetjen time absolute.
Falënderoj të gjithë aleatë opozitare që qëndruan të palëkundur përballë presioneve të Pozitës dhe kështu të gjithë së bashku kemi bërë detyrën tonë si politikanë e qytetarë duke i shërbyer vendit dhe demokracisë.
Jam i bindur se Shqipëria që dje ka nisur rrugën europiane dhe është shkëputur përfundimisht nga tranzicioni.
Basha tashmë do të jetë Kryeministri i vendit me votë plebishitare.
Dje boshti i së keqes Rama-Meta metën kanë humbur mundësinë për të mbajtur e monopolizuar Shqipërinë drejt një diktature moniste!