Home KRYESORE Reagimet e SHBA, BE dhe OSBE pas marrëveshjes Basha-Rama…

Reagimet e SHBA, BE dhe OSBE pas marrëveshjes Basha-Rama…

Ambasada e SHBA në Tiranë, Misioni i Bashkimit Europian në Tiranë dhe Zyra e OSBE kanë reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

“Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tij tek forca e demokracisë së Shqipërisë. Bravo Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për udhëheqësinë dhe kurajën personale në farkëtimin e kësaj marrëveshje.

Bravo kolegëve nga Bashkimi Europian, OSBE dhe Uashingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë. Presim me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në Shqipëri”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, BE shkruan “urime për marrëveshje për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Marrëveshja është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë”.

Gjithashtu zyra e OSBE ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes.

“Urime qeverisë dhe opozitës për marrëveshjen. Jemi gati për të mbështetur reformën zgjedhore për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Share: