Home KRYESORE “Këta tanët” dhe “ata të deklasuarit”. Nga Frederik Ruço

“Këta tanët” dhe “ata të deklasuarit”. Nga Frederik Ruço

Nga Frederik Ruço

Sistemi enverist, një mëndje e sëmurë e kish ndarë më dyshë këtë popull; “këta tanët dhe ata të deklasuarit. Ai (enveri) nuk mund të pranonte t’ia jepte dorën atij shqiptari që nuk bënte pjesë në “këta tanët”. Pra kush qe ajo mendie që shkaktoi furtunë shkatërrimtare në çështjen kombëtare e sociale ndër shqiptarë? Veçse enver hoxha me mercenarët e tij, në bashkëpunim me konspiracionin sllavo-komunisto-bizantitn.

Populli i thjeshtë nuk mund t’i dinte djallëzit e konspiracionit në fjalë. Kodi penal në Nenin 55 (agjitacion e propagand kundër sistemit enverist), ishte nga mendia e stalinit, e cila zbatohesh në Shqipëri për të prodhuar armiq të rremë me shumicë dhe, për të krijuar tensione për gjithë qytetarët. Kjo, ka vërtetuar se sistemi enverist, krijojë luftën vllazërore dhe ndarjen në klasa të popullatës. Ai zbatoi me përpikmëri teoremën: (kush jemi ne; “këta tanët”) (e kush janë ata; “ata të deklasuarit”). Spaçi, Qaf Bari, Burreli etj dhe, kampet e përqëndrimit, ishtin vendet që vërtetuan ato çfarë thamë më lart për armiqt e sajuar.

E kush ishin këta armiq? Ishin ata pra, “ata të deklasuarit” që u izoluan nga pjesa tjetër e jetës së një kombi që e thellojë më tej ndarjen që u vendos nëpër kancelerit si: Traktati i Shën Stefanit, Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londres,Traktati i Fshehët i Londres, tek të cilat qe fillimi i coptimit të trojeve etnike shqiptare. Ndërsa mosmarrveshja e Mukjes nga ana e komunistëve shqiptarë, solli më tej coptimin brenda përbrenda qytetarëve të Shqipërisë Londineze, ato, ishin leva dhe ingranazhe të sllavo-komunisto-bizantinasve, të cilët sollën karvanin e vuajtjeve të një pjese të qytetraëve shqiptarë, që nuk duheshin ndarë kurrsesi. Ndarja duhesh izoluar e survejuar, burgjet dhe kampet e përqëndrimit, për këtë punë ishin.

Burgjet, të populluara si milingonat, nga një mori qëniesh njerëzore, ashtu të veshur keqas, tërë zhele mbështjellë me kapota të pa kopsitura të stërvjetëruara e të dala boje, me opinga llastiku e me nallane prej druri, ishte vepër e sistemit në fjalë. Higjena mungonte, për t’u ndërruar a po për t’u larë nuk bëhesh fjalë, këtë veshje kishin për çdo ndërrim viti; shi, dëborë, stuhi, breshër, të nxehtë, të ftohtë, ngrica e acar, të sëmur e çfardo, do t’i shoqëronte deri sa të vdisnin, përveç se ndonjë me fat; kur të dilte prej këti ferri, do të tregonte për bëmat e sistemit mafioz e të fshehtë. imagjinoni shëtitjet e tyre; të vrarë shpirtërisht që shkonin e vinin pa pushim, pse se s’kishin bërë asgjë.

Të nderuar lexues me siguri në mëndjen tuaj, kur përballen me të tilla situata ndiejnë keqardhje për këta fakirë të cilët e vuajtën me të padrejtë atë sistem. Imagjinoni në 200m. katrorë të shëtisin; rreth 2000 të burgosur të pa lare mbase dhe tre muaj, ku shumica e sejcilit prej tyre kishin studjuar në Perëndim me të gjitha komoditetet që i duhen një njeriu për të jetuar normal. Ku krahas lirisë e demokracisë kanë pasur hapsira të pafundme për ta jetuar jetën e dhënë prej Zotit.

Në kohën e studimeve universitare në Perëndim, kundruall shëtitjeve të burgut, është e pa krahasueshme. Shëtitjet në perjudhën e studimeve, ishin të veçanta e të gëzueshme, me veshje të kohës të kollarisur apo sportiv dhe orët e studimit të mara të gjitha sëbashku nuk mund të krahasohen me terrin komunist. Këtu e kamë fjalën vetëm për ata që studjuan në Perëndim dhe që sistemi stalinist i burgosi, vetëm e vetëm që mentaliteti i tyre ishte në kahje të kundërt me regjimin në fjalë. Sistemi krijojë njeriun e Ri; ku dashuria fallco popullore ndaj diktatorit u shfaq kur u rrëzua busti i tij në 1991 në kryeqytetitn e Shqipërisë Tirana.

Për shtetin monist këta njerëz ishin thjesht numëra, numëra të llogaritur për skllevër pune, ndërsa në të vërtetë në çdo kapotë të grisur e të vjetëruar pa kopsa mbështillej njeriu, ai që kish guxuar të kundërshtonte dhunën dhe krimin shtetëror të sistemit stalinist-enverist-sllavo-bizantin. Por mbi të gjitha nën atë kapotë rrinte një zemër njeriu e pafajshme, që e donte Shqipërinë të lirë, demokratike e të pavarur. Tek këto njerëz; pse jo endeshin ëndërra shprese për ndonjë ditë më të mirë, ndoshta kjo e fundit i mbajti gjallë ata që ja arritën të dilnin nga ferri komunist, duke pasur disi shpresën për një jetë më të mirë. Pse të mos themi dhe tjetrën; pas shembjes së gjoja murit komunist në Shqipëri, këta njerëz i besuan partive që u krijuan nga njëjta përbërje, aty, në vënd të shpresës gjetën zhgënjimin.

Diktatorët diktojnë; jo të gjithë njësoj, diktatura staliniste qe e pashembull, ku enverizmi e zbatojë %. Në 45 vjetët që sundojë një popull prej 2 milion banorësh. Ai sistem goditi direkt 95 mijë familje shqiptare (25 mijë të burgosur politik; sëbashku me të pushkatuar) 70.000 të internuar, i bie përafërsisht gjashtë familje në ditë, të jetonin me tmerrin e pafund të sistemit stalinisto-enverist. Pra nuk eshtë parë e as dëgjuar që në një kohë paqeje një popull të trajtohej nga qeverisja e tij në atë mënyrë barbare. Është e vështirë të bindësh sot një brez të ri mbi çfarë ju ka ndodhur një pjese të popullit pa kurrfarë faji. Në Shqipëri ishte instaluar një regjim antinjerëzor.

Se në Shqipëri njeriu dënohej për bindje politike të kundërta me komunistët që morën pushtetin me mashtrim e me dhunë, se në Shqipëri dënohej njeriu se prindërit e tyre me djersë kishin vënë pasuri, a po pse kishin një xhaxha a po dajë; a po dhe ndonjë kushëri të largët (sipas tyre kundra vijës së partisë Komuniste).Të gjitha këto i përmblidhte; armik i popullit i atëdheut,“këta tanët” “ata të deklasuarit”. E kush janë këta tanët? Ishin ata që e morën pushtetin me mashtrime e dhunë; e kush janë “ata të deklasuarit” që cilësoheshin “armik” e “kriminel”?! Ishin ata që nuk kishin bërë keq askujt, nuk kishin therur asnjë pulë, por donin atëdheun e lirë e të pavarur.

Erdhi “viti 1990” pushtetarët sajuan “Lëvizjen Studentore”,

Lëvizja mori karakter kombëtar; kësaj lëvizjeje ju friksua sistemit në agoni dhe, fillojë me njëherë mbrojtjen. Gjatë procesit të zhvillimit të kësajë Lëvizje Studentore ju bashkua dhe lëvizja qytetare e paparashikuar prej sistemit. Pikërisht tani filluan prapaskenat e bizantinëve. Krijuan në fillim “pluralizmin e mendimit dhe të partive”, kjo teori mbeti vetëm në letër, mëndjet e djallëzuara, sajuan fillë “Katovicën” e famëshme, të gjithë e dinë përmbajtjen e saj.

Pluralizmi i mendimit mori zhvillim defakto, e cila ende vazhdon normal; e nga ana tjetër “pluralizmi partiak” mbeti nën kontrollin e sistemit enverist. Si mund ta vërtetojmë këtë të fundit?: Nga partia mëmë u krijuan; partia e punës, pra ekzistuesja dhe, në “pluralizmin partiak” u themelua Partia “Demokratike” e cila i fillojë përgatitjet që në ‘autobuzin e porositur” që do të shkonte me “studenta të zgjedhur për tek Ramiz Alia. Pikërisht këtu filluan prapaskenat e bizantinizmit.

Ndër shumë prapaskenat, u mësua se: Partia Demokratike e porse krijuar, nuk do të pranonte në gjirin e saj të Burgosurit Politik dhe Pronarët Legjitim; me një fjalë “ ata të deklasuarit”. Kjo dhe në këto momente që po shkruaj, mbetet në vëzhgim të plotë nga politikbërsit aktual, pra, tek të gjitha partit që gjoja me demek janë parti parlamentare. Po parlamentarët e pas viteve 90’ kush janë? Janë ata që “kush jemi ne, pra këta tanët”. Konspiracioni bizantin në fillimet e pluralizmit të mendimit, e të atij partiak, fillojë përçarjen përsëri mes qytetarëve; “ kush jemi ne” “kush janë ata”, pra duhet të sundonin me çdo kusht pushtetin përsëri ata, që e trashëguan nga sistemi enverist.

Kur PD sa herë që ka qenë në pushtet, kurrë nuk i dha përgjegjësi institucionale shtesës së të Përndjekurve Politik dhe Pronarëve Legjitim; i përdori vetëm për kapital politik. Ajo,(PD në bashkëpunim me PS) kriminelët që e ideuan dhe e shfrytëzuan sistemin enverist dhe që sollën vllavrasjen kombëtare u dënuan për kafe. Dy partit e ashtuquajtura të mëdha, por dhe Partit parlamentare bëjnë biznes politik me shtresën në fjalëë, kush mundet prej tyre të gjejnë dobësit financjare tek shtresat tepër sociale i shfrytëzojnë me duke i blerë votën, për shfrytëzim karrigesh pushtetore e të deputetit.

Nuk mund të pretendosh të gjesh të vërtetën apsolute, ajo qëndron gjithmon pezull, sepse; e vërteta duke qenë e vetme dhe me vlerë, është gjithnjë e vështirë të zbulohet, e të mbrohet. Kjo mbetet për ç;ka thashë më lartë

Share: