Home KRYESORE Kinë, hetuan fabrikën e Ivanka Trump, arrestohen aktivistët

Kinë, hetuan fabrikën e Ivanka Trump, arrestohen aktivistët

Një aktivist në mbrojtje të punëtorëve, i cili ishte infiltruar në një fabrikë kineze që prodhon këpucë për markën e Ivanka Trump, u arrestua nga policia, ndërsa dy kolegë të tij janë zhdukur.

Hua Haifeng u ndal nga policia me dyshimin se ka kryer mbikëqyrje të jashtëligjshme. Hua punon për organizatat që mbrojnë të drejtat e punëtorëve prej një dekade dhe po hetonte fabrikën në provincën Gunagdong për llogari të grupit me bazë në Nju Jork, “China Labor Watch”.

Arrestimi i Hua u konfirmua nga bashkëshortja e tij, që tha se ishte lajmëruar nga policia. Dy aktivistë të tjerë, Li Zhao dhe Su Heng, që po hetonin një tjetër fabrikë ku prodhohen këpucët e markës së vajzës së presidentit amerikan, janë zhdukur pa lënë gjurmë dhe organizata “China Labor Watch” dyshon se janë arrestuar.

Zyrtarë të kësaj të fundit i bënë thirrje presidentit Donald Trump dhe vajzës së tij Ivanka, që të ndërhyjnë për të liruar personat në fjalë. Këto raste theksojnë ndjeshmërinë politike të një marke që ka lidhje me familjen Trump.

Presidenti amerikan, dikur akuzonte Kinën se vidhte vendet e punës nga SHBA, por tashmë është bërë shok me homolgun e tij kinez, Xi Jinping. Mediat shkruajnë se aktivistët e infiltruar do të sillnin prova për shumë shkelje në këto fabrika, si rrogat nën limit, orët e gjata të punës, apo abuzimi verbal i punëtorëve.

Në të shkuarën, aktivistë të tillë thjesht janë dëbuar nga fabrikat kineze, apo në rastin më të keq janë marrë në pyetje nga policia për t’u liruar pak orë më vonë. Marka e Ivanka Trump nuk i komentoi raportet në media, duke rritur shqetësimin se lidhjet e kompanisë me presidentin Trump kanë sjellë trajtimin më të ashpër të aktivistëve. /360grade.al

Share: