Home KRYESORE Rama reagon për shkarkimin e zyrtarëve nga ministrat e PD: Ja kush...

Rama reagon për shkarkimin e zyrtarëve nga ministrat e PD: Ja kush duhet të shkojë në burg

Kryeministri Rama ka reaguar pas paralajmërimeve dhe vendimeve më të fundit nga ministrat teknikë të qeverisë për administratën për të mos marrë pjesë në fushatë. Rama ka theksuar se kush shfrytëzon zyrën për fushatë do shkojë në burg por pas orarit të punës edhe punonjësit e administratës janë të lirë të bëhen pjesë e fushatave.

“Njerëzit që punojnë në shtet qoftë dhe njerëz civil pas orarit të punës kanë të drejtë të bëjnë atë që duan si qytetar për zgjedhjet. Mësuesit dhe drejtorët kanë të drejtë që pas orarit të mësimit të shkojnë në fushatë. Nuk mund ta kthejmë këtë histori tani doli në fotot filani me këtë apo me atë. Nuk po them në orar pune, por pas pune ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë. Kush shfrytëzon zyrën për fushatë, normale që do shkojë në burg”, deklaroi Rama.

Share: