Home KRYESORE Kryeministri Rama në hall: 18 Qershorin e 2017-s, ta “hajë”, apo ta...

Kryeministri Rama në hall: 18 Qershorin e 2017-s, ta “hajë”, apo ta “pijë”?

Nga Jakup B. GJOÇA

Kryeministri Rama del lakuriq në Opinionin vendas dhe ndërkombëtar, derisa nuk pranon shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, si kusht e parë e zbatimit të platformës “Mcallister” dhe të japë zgjidhjen e Krizës Politike.

Reagimi i parë i Kryeministrit Rama, pasi Opozita pranoi platformën “Mcallister”, është se zgjedhjet nuk mund të shtyhen, pasi 18 Qershori është … “kushtetuese…” dhe për këtë arësye, nuk mund të shtyhen zgjedhjet parlamentare.
Po kush e besoj këtë naivitet politik?

Të gjitha afatet kushtetuese të procesit zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare, së pari janë shkelur dhe nëpërkëmbur nga vetë Kryetari I PS, Edi Rama, derisa PS-ja u rregjistrua në KQZ një ditë më vonë, nga data që përcakton Kushtetuta e Shqipërisë!

Së dyti, kur bëhet fjalë për konsesus politik, midis Mazhorancës dhe Opozitës, për zgjidhjen e Krizës Politike të zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, koncepti “… kushtetues” për datën e zgjedhjeve parlamentare nuk mund të ketë më asnjë vlerë ligjore, sepse vetë domethënia dhe qëllimi i ZGJIDHJES SË KRIZËS POLITIKE e çvlerëson!!!

Së treti, paraprakisht, kryeministri Rama, ka pranuar fillimisht dhe është zotuar për dakordësinë e platformës “Mcallister:, domethënë, edhe për shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare, përtej 18 qershorit 2917.
Atëhere, …

Cila është frika e kryeministrit Rama, i cili tani nuk pranon shtyrjen e datës së zgjedhjeve?

-Kryeministri Rama nuk pranon shtyrjen e datës së zgjedhjeve, sepse (ndoshta) humb Monopolin e Manipulimit të Votës?

Çdo përgjigje, sado logjikë mund të ketë, prapëseprapë, nuk përbën thelbin e frikës të kryeministrit Rama. Së pari, kryeministri Rama është përkujdesur, që edhe në paketën “Mcallister”, të ketë nën kontroll të plotë mekanizmin e administratës zgjedhore. Së dyti, kryeministri Rama ka potencial shuma të mëdha financiare, që do t’i përdorë në fushatën zgjedhore, dhe Kodi Zgjedhor aktual e ka të pamundur ta ndalojë, ta hetojë, ta gjykojë, nëse përdor në kundërshtim me Ligjin financime të pajustifikueshme.

Frika e kryeministrit Ramës, që të pranojë shtyrjen e datës të zgjedhjeve parlamentare, përtej 18 Qershorit 2018 është sepse, Partia Socialiste, tashmë si subjekt politik zgjedhor më vete, pa asnjë koalicion zgjedhor, nuk ka asnjë mundësi zgjedhor të fitojë zgjedhjet parlamentare.

Kryeministri Rama, duke qënë fillimisht I bindur se Opozita nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare, ndaj QËLLIMISHT, PS-ja u rregjistrua në datën 30 prill në KQZ, një ditë më pas, pasi ishte afati i fundit kushtetues i subjekteve politike të rregjistrohen në zgjedhjet parlamentare. Por, kryeministri Rama, QËLLIMISHT, u rregjistrua edhe si subjekt politik më vete, pa koalicion zgjedhor, sepse, në dukje, donte të ruante ngjyrat e “pluralizmit” politik, meqë Opozita mungonte në zgjedhjet parlamentare. Së dyti, kryeministri Rama ka bindjen, se PS-ja, do t’I fitonte zgjedhjet parlamentare, ndaj partive të tjera, të cilat, përveç LSI-në, e ka satelitë dhe vasalë politikë të saj.

Mendjemadhësia politike e kryeministrit Rama u demonstrua edhe në renditjen që bëri në Listën e Kandidatëve për Deputetë të PS-së, ku vetveten e renditi të 6-in në Qarkun e Vlorës, pasi mendon se PS-ja mund të fitojë të gjitha mandatet e mundshme. Apo, sekretarin e Përgjithshëm të PS-së Gramoz Ruçin e renditi të 11-in në Qarkun e Fierit.

Ndaj, kryeministri Rama, tashmë ndodhet përpara situatave të padëshirueshme politike, të cilat mund t’I shkaktojnë edhe matematikisht HUMBJEN ELEKTORALE PS-së!!!

Ja, disa arësye, të cilat ushqejnë frikën e kryeministrit Rama, që të mos pranojë shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare, përtej 18 Qershorit 2017:

– Partia Socialiste ka dorrëzuar në KQZ Listën e Kandidatëve për Deputetë.

Pra, edhe nëse pranohet platforma “Mcallster”, PS-ja nuk ka më asnjë mundësi që të çregjistrohet nga KQZ, për t’u rregjistruar qoftë me Lista të reja për Kandidatë për Deputetë.

– Kodi Zgjedhor nuk e lejon më Kryeministrin Rama, që Partia (Socialiste) të rishikojë Listën e Kandidatëve për Deputetë, edhe nëse zgjedhjet parlamentare shtyhen.

– Do bëjë zgjedhje parlamentare pa aleancë elektorale!

– Partia Socialiste nuk ka bërë Koalicion Parazgjedhor. PS-ja humbet të drejtën, që të rikërkojë nga KQZ-ja, që të bëjë koalicione zgjedhore me parti të tjera politike.

– Kodi Zgjedhor nuk lejon që të rishikohen, të ribëhen Koalicione Parazgjedhore, pasi është dorrëzuar në KQZ nga subjektet politike elektorale Lista e Kandidatëve për Deputetë dhe janë rregjistruar edhe Kualicionet Elektorale! As paketa “Mcallister” nuk e ka parashikuar, si mundësi.

– Partia Socialiste humbet mundësinë të dalë Parti e parë në zgjedhjet Parlamentare!

-Kodi aktual Zgjedhor, i jep mundësi subjekteve zgjedhore që janë në Koalicion zgjedhor mundësinë që të fitojnë mandate të deputetëve me numër më të vogël të votuesve, ndërkohë, që një subjekt politik jashtë koalicionit zgjedhor, për një mandat deputeti, do t’i duhet një numër më i madh votash. Përshembull. Në koalicion zgjedhor, PS-ja në 2013 i fitoi mandatet e deputetëve në Qarkun e Tiranës, edhe me 3-4.000 vota, ndërkohë, që partitë që nuk janë në koalicion zgjedhor, do të duhen të kenë 11-12.000 vota për çdo mandat deputeti.

– Partia Socialiste, si parti e parë e Koalicionit Zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 2013-s, përfitoi të gjitha votat që kishin fituar partitë e tjera të koalicionit, kur ato nuk mundën të fitonin asnjë mandat për deputet, pra shumë mandate për deputetë PS-ja i përfitoni nga votat e partive aleate në koalicionin zgjedhor, jo nga votat e votuesve që votuan drejtpërdrejt PS-në.
Ndërkohë, nëse PS shkon në zgjedhjet parlamentare të 2017 pa koalicion zgjedhor, në këtë rast, nuk do të përfitojë më asnjë votë nga partitë e tjera, derisa nuk është në koalicion zgjedhor me asnjë subjekt politik.

– Ai vetë, Edi Rama, si kryetari i PS-së, nuk zgjidhet për deputetë, është i 6 në Listë në Qarkun e Vlorës! Me Kodin Zgjedhor aktual, PS-ja në Qarkun e Vlorës, nuk mund të përfitojë dot as 3 mandate për deputetë, derisa është subjekt politik më vete, jo në koalicion zgjedhor me parti tjetër.

– Opozita është me Koalicion Elektoral, dhe me Kodin aktual Zgjedhor, përparësi ka kualicioni zgjedhor që të fitojë zgjedhjet parlamentare, kundrejt çdo subjekti politik zgjedhor, që është pa aleancë.

Partia Socialiste, meqë i ka dorrëzuar Listat e Kandidatëve për Deputetë në KQZ, është rregjistruar edhe si subjekt politik më vete, jo në kualicion zgjedhor./parrena.com

Share: